LAJMI I FUNDIT:

Gruaja vendos të martohet me qenin e saj! (Foto)

Gruaja vendos të martohet me qenin e saj! (Foto)

Dominique Lesbirel ishte tronditur kur bashkëshorti i saj kishte vdekur si pasojë e dështimit të veshkës. Ata kishin jetuar bashkë për plot gjashtëmbëdhjetë vjet, kohë gjatë së cilës kishin bërë pothuajse gjithçka së bashku.

Ajo tashmë, megjithatë, e ka gjetur dashurinë e re në jetën e saj, mirëpo vazhdon të mendojë që është shumë herët për martesë, duke dashur që ta vazhdojë besnikërinë ndaj dashurisë së saj të parë, Doerack-ut, transmeton Kosova Sot.

Maçoku, dashuria e parë

Kjo, në fakt, mund të tingëllojë si një tregim për një bashkëshorte të devotshme, që e do një burrë, që ka qenë fatlum që e ka pasur. Mirëpo, dashuria e parë e Dominique-s, Doerack-u, ka qenë një maçok, ndërsa dashuria e saj e re, Travis-i, është qen. Ajo ishte martuar me shpirtin e saj binjak, maçokun Doreack, para tetë vjetësh, mirëpo, për fatin e saj të keq, ai kishte ngordhur në moshën nëntëmbëdhjetëvjeçare.


“Ndarja nga Doerack-u ka qenë e tmerrshme, pasi që ai ka jetuar me mua që prej kur ka qenë trevjeçar. Megjithatë, unë ndihem fatlume që kam pasur mundësi të jetoj me të për këto gjashtëmbëdhjetë vjet”, ka thënë ajo. “Ndonëse mund të duket e çuditshme, unë ende nuk dua të martohem me Travis-in, pasi që mendoj se është herët. Duhet të kalojë edhe pak kohë nga ndarja prej Doerack-ut. E kam pasur Travis-in për vite të tëra, që prej kohës kur e pata shpëtuar kur kam jetuar në Greqi. Ai vinte në plazhin ku unë notoja çdo ditë për të kërkuar ushqim e ujë në shportat e mbeturinave. Unë i lija ushqime e ujë, për ta mos e lënë që të pinte nga uji i kripur i detit. Në fillim, ai fshihej prapa shkurreve, mirëpo, me kalimin e kohës, ai e pati gjetur guximin për të dalë në shesh. Më vonë, ai pati filluar të m’i vidhte rrobat dhe çantat, e me këtë gjë, ai ma pati vjedhur edhe zemrën”, rrëfen ajo.

Ceremonia e martesës

Kur Travis-i ishte goditur nga një virus, që ia kishte vënë jetën në rrezik, Dominique, 41-vjeçare, kishte vendosur që ta merrte atë në kujdes të plotë dhe çifti kanë jetuar bashkë që prej asaj kohe.

Ceremonia e martesës do të bëhet nëpërmjet ueb-faqes ‘Marryyourpet.com’, të cilën Dominique e ka krijuar në vitin 2003.

Faqja në fjalë ka disa mijëra vizitorë në ditë dhe Dominique, e cila jeton në Holandë, marton disa çifte në muaj, çifte këto që përbëhen nga kafshët shtëpiake dhe pronarët e tyre. Ajo më pas ka thënë që mezi pret të martohet me Travis-in.

Në trend Fun

Më shumë
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë

Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë

Fun
Stjuardesa bëhet virale me këshillat për qetësim, për ata që frikësohen të udhëtojnë me aeroplan

Stjuardesa bëhet virale me këshillat për qetësim, për ata që frikësohen të udhëtojnë me aeroplan

Interesante
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Interesante
Muzeu në SHBA prezanton një përvojë që i lejon mysafirët të ndiejnë ujin e ngrirë që duruan pasagjerët e Titanikut

Muzeu në SHBA prezanton një përvojë që i lejon mysafirët të ndiejnë ujin e ngrirë që duruan pasagjerët e Titanikut

Interesante
Kalo në kategori