LAJMI I FUNDIT:

Eci një kilometër në gjumë!

Eci një kilometër në gjumë!

Maria Lord ka bërë më shumë se një kilometër rruge për të shkuar në det, ndërkohë që ishte në gjumë.

39-vjeçarja ka ecur nga shtëpia e saj në Weston-super-Mare, Somerset, Britani e Madhe, dhe është zgjuar vetëm nga shija e kripur e ujin të detit.

Maria u zgjua rreth orës 1:30 të natës, doli nga shtëpia, eci përgjatë rrugës së lagjes e madje i kaloi edhe disa shkallë të rrezikshme betoni.

E, kur u zgjua, e pa veten në breg të detit. Me të parë veten atje, ajo nisi të qante, britmat e së cilës shkuan deri tek një punëtor aty pranë i cili i telefonoi Policisë.


Kjo është hera e parë që Maria ecën në gjumë. /BW/