Çdo vit në Berlin zhvillohet një takim mes protagonistësh poliglotë, personat të cilët flasin më shumë se pesë gjuhë. Studimi që në vegjëli i thjeshton gjërat, por ky nuk është i vetmi sekret: një gazetar i huaj tregon historinë e një djali, i cili flet të paktën 30 gjuhë.
Kushdo që del nga Universiteti i Gjuhëve mendon se një e ardhme brilante do të paraqitet medoemos.
Në fakt, sipas disa pikëpamjeve, njohja e gjuhëve është bazë e një komunikimi të mirë me këdo në botë, në çdo lloj kulture për t’u shfrytëzuar për çfarëdo qëllimi.
Ka persona të lumtur, të cilët ndihen me shumë fat, kur përveç gjuhës së tyre amë, gëzojnë një bagazh prej tri gjuhësh të huaja.
Por a keni dëgjuar ndonjëherë për poliglotët? Nuk bëhet fjalë për ndonjë lloj autizmi, por për aftësinë për të folur shumë gjuhë. Sipas përcaktimit, poliglot është dikush që njeh ekzaktësisht më shumë sesa pesë gjuhë.
Çdo vit në Berlin zhvillohet një mbledhje e hapur për të gjithë personat e sidomos për të rinjtë, të cilët gëzojnë këtë aftësi, ku përgjatë një jave mund të marrin pjesë në konferenca, aktivitete dhe lojëra që kanë për temë gjuhët e huaja.
Një gazetar britanik nga BBC-ja kaloi disa ditë së bashku me këta persona për të shfrytëzuar aftësitë e tij njohëse mbi gjuhën italiane dhe gjermane.
Por kur takoi Tim dhe Daniel që nga një bisedë e përbashkët kaluan pa problem në gjuhën gjermane, më pas në atë indiane, nepaleze, polake, kroate e atë tajlandeze, mendoi se mbase duhet të ushtrohej më shumë praktikisht.
Arsyeja e parë që e bëri kurioz për të marrë pjesë në këtë lloj takimi të veçantë, ishte mundësia për të mësuar nga “truri i gjuhëve”, sepse edhe për një që nuk mund të jetë poliglot, ekziston mundësia për të mësuar dhe për të folur 30 gjuhë.
Studimi i gjuhëve të huaja mund të jetë një projekt për të ardhmen nga shumë pikëpamje. Jo vetëm për perspektivat më të mëdha për punë, por edhe për vetë shëndetin.
Studime të shumta kanë treguar se aftësia e të qenët multigjuhësor përmirëson vëmendjen, vë në provë kujtesën dhe mbi të gjitha mund të vonojë shfaqjet e shenjave të plakjes së trurit ose edhe të demencës (çmendurisë). Funksionet cerebrale kanë një rol thelbësor në mësimin e gjuhëve: në çdo fazë, merr pjesë një lloj i ndryshëm kujtese me një veprim të mirëprecizuar.
Në fund të një leksioni për gjuhët e huaja duket sikur në trurin tonë ka kaluar një “karrocë me armatime” prej lodhjes së sforcos. Në fakt, thuhet se sa më shumë kalon mosha, aq më shumë impenjativ është një individ për të mësuar një gjuhë.
Mosha luan një rol të rëndësishëm në këtë pjesë, por ja se si një nga pjesëmarrësit e mbledhjes në Berlin ka mësuar më shumë gjuhë: falë një interviste, gazetari në fjalë kupton se Tim e ka mësuar pjesën më të madhe të gjuhëve, të cilat i flet rrjedhshëm, vetëm me kalimin e kohës, pra në moshën e rritur.
I lindur dhe i rritur në SHBA, ai ka frekuentuar në shkollë fëmijë spanjishtfolës. Gjuhët e huaja e bënin aq kurioz, saqë në shtëpi radion e staciononte te kanalet e huaja, edhe pse në fillim nuk kuptonte asnjë fjalë.
Më pas, kur u rrit, udhëtoi duke mësuar frëngjishten, në universitet studioi gjermanishten dhe portugalishten. Përpara se të përfundonte në Japoni, jetoi në Zvicër. Rezultati aktual është se Tim flet rrjedhshëm të paktën 20 gjuhë të huaja, disa prej të cilave i ka studiuar në moshë të rritur.
Nuk është thuajse gjithmonë mençuri bazimi mbi statistikat. Kushdo që ka një impuls, një dëshirë se si mund ta mësojë një gjuhë të huaj, duhet të dëgjojë instinktin personal. Eksperiencat si ato të Tim, pastaj, janë një motivim më shumë se i vlefshëm për t’u motivuar. /gazetashqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTurku thyen rekordin botëror të goditjes në distancë të një objektivi me sëpatë
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme
Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit
Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi
Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me "10 yje" në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve