LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja e Obamës: Do t’i gatuaj qull misri kur të më vizitojë

Gjyshja e Obamës: Do t’i gatuaj qull misri kur të më vizitojë

Gjyshja nga Kenia e Presidentit amerikan Barack Obama, e njohur si nëna Sara, u zotua të premten se do t’i gatuajë nipit të saj një vakt tradicional, kur ai të vizitojë Afrikën Lindore, vendlindjen e babait të tij gjatë këtij muaji.

“Unë do të përgatis të gjitha ushqimet tradicionale që kam në dispozicion”, tha ajo duke folur gjuhën e saj dhe duke përmendur peshkun, pulën dhe qullin e misrit.

“Nuk ka rëndësi nëse Obama është një senator ose një president”, shtoi ajo. “Ai do të hajë atë që kam përgatitur për të”.

Nëna Sara është gruaja e tretë e gjyshit nga babai i presidentit të SHBA-ve, Hussein Onyango Obama, dhe jeton në fshatin e vogël Kogelo në Kenian Perëndimore, ku një numër i madh të afërmish të presidentit jetojnë.


Babai i Obamës ka lindur në Kogelo dhe u rrit atje deri sa udhëtoi jashtë vendit për të studiuar, ku u takua me nënën amerikane të Obamës në Hawaii. Edhe pse nëna Sara nuk ka lidhje gjaku, Obama e quan ‘gjyshe’ dhe e ka vizituar atë në të kaluarën. /SHO/

Në trend Fun

Më shumë
Turku thyen rekordin botëror të goditjes në distancë të një objektivi me sëpatë

Turku thyen rekordin botëror të goditjes në distancë të një objektivi me sëpatë

Fun
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Interesante
Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi

Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi

Interesante
Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me

Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me "10 yje" në botë?

Interesante
Kalo në kategori