LAJMI I FUNDIT:

Shyqa dikur ishte lajmi kryesor në Kosovë: Shqiptari që e bëri orën të lëvizte mbrapshtë!

Shyqa dikur ishte lajmi kryesor në Kosovë: Shqiptari që e bëri orën të lëvizte mbrapshtë!

Shyqeri Sahatçiu, i njohur në Gjilan si Shyqa, është mjeshtri më i vjetër i orëve në këtë qytet. Ai që nga viti 1971 e ushtron këtë profesion, ndërsa që në fëmijëri ishte kureshtar të dinte se si punon ora.

Shyqa tregon se si tinëzisht babait ia kishte marr orën e murit dhe ia kishte hequr kapakun.

“Bëra disa prova me orën e prishur dhe ia arrita prapë ta montojë e ta kthejë në jetë”, rrëfen Sahatçiu.

Pasi fshatarët e morën vesh se e kishte rregulluar orën, kishin filluar t’ia sillnin atij orët e prishura.


“Në vitin 1969 iu shtrova provimit për orëtar. Isha ndër të parët në Gjilan që mund t’i rregulloja”.

Dikur ai e kishte më të lehtë t’i rregullonte orët, sepse ishin mekanike, e jo automatike si sot. Ndërsa, është njeriu i dytë në botë që e bëri orën të lëvizte mbrapsht

Shyqa thotë se e kishte parë një japonezë në televizor se si kishte arritur që ta kthejë orën të ecte mbrapa, gjë të cilën nuk kishte arritur ta bënte askush në botë.

“Me janë dashur katër ditë punë për t’ia arritur këtij qëllimi. Ka qenë vështirë, por isha shumë i gëzuar sepse qarkullonte lajmi se një shqiptar nga Kosova ka arritur të bëhet njeriu i dytë pas japonezit që kishte arritur të bëjë orën që të lëvizte mbrapa”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo orë qëndron ende në dyqanin e tij.

Shyqa thotë se deri tani i ka rregulluar mbi një milionë orë, ndërsa shton se “sa të ekzistojë bota e koha matet, kjo zeje nuk duhet të shuhet”! /KP/