LAJMI I FUNDIT:

Hit në internet: Është vetëm njëvjeçare, por ngjitet si profesioniste në mur (Video)

Hit në internet: Është vetëm njëvjeçare, por ngjitet si profesioniste në mur (Video)

Fillimi i ecjes është një ngjarje shumë me rëndësi për fëmijët, por jo edhe për këtë vogëlushe. Si një alpiniste me përvojë, Ellie Farmer, është ngjitur në murin me gurë, qëkur i ka pasur tetë muaj.

Vogëlushja që ka lindur në një familje ngjitësish, shkëmbinjtë i ka “përjetuar” qëkur ishte në bark të nënës së saj, e cila deri në muajin e gjashtë të shtatzënësisë nuk e ka ndalur hobin e saj.

Prej se është postuar videoja, që e tregon vogëlushen duke e pushtuar murin në shtëpinë e saj në Arizona të SHBA-se, ajo është bërë një hit në internet, transmeton Telegrafi.

Në një raport që e ka bërë CNN, e ka quajtur vajzën simpatike “ngjitësja në pelena”, teksa ka treguar për aftësitë e saj të shkathëta. /Telegrafi/