LAJMI I FUNDIT:

E rropën për së gjalli: Ja prej nga vjen lëkura për çanta dhe kuleta të shtrenjta (Video)

E rropën për së gjalli: Ja prej nga vjen lëkura për çanta dhe kuleta të shtrenjta (Video)

Prodhimet nga lëkura e kafshëve kushtojnë me mijëra euro dhe janë shumë të lakmueshme për të gjithë. Por, nga merret lëkura për punimin e tyre?

Organizata për mbrojtjen e kafshëve PETA, ka lansuar një video ku tregon mizorinë që bëhet ndaj krokodilit, vetëm për t’ia marrë lëkurën.

Në rezervatin e reptilëve – që nuk jepen të dhënat se ku gjendet – shihet se si e presin krokodilin dhe për së gjalli ia ndajnë lëkurën nga kurrizi, transmeton Telegrafi.

Jozyrtarisht mësohet se me lëkura e këtyre krokodilëve përdoret për punimin e mallrave nga firma Hermes. /Telegrafi/