LAJMI I FUNDIT:

Nipi i miliarderit rus po i poshtëronte kalimtarët, por “pazari” nuk i eci me çdokënd! (Video)

Nipi i miliarderit rus po i poshtëronte kalimtarët, por “pazari” nuk i eci me çdokënd! (Video)

Grigory Mamurin, një adoleshent rus i cili, me aktivetetet e tija të fundit, të publikuara në YouTube ka shkaktuar zemërim tek miliona bashkëqytetarë.

Grigory Mamurin është anëtarë i “rinisë së artë” të Rusisë dhe nipi i miliarderit rus, Igor Neklyudova, transmeton Telegrafi.

Ai është gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe në Rusi e urrejnë të gjithë. Në fakt, Grigory është bërë një yll sidomos nga videot e tija të publikuara në Youtube, në të cilat shihet duke iu ofruar kalimtarëve të rastit shuma relativisht të mëdha parash – duke i poshtëruar.

Në video ai shihet duke u ofruar disa burrave një shumë të konsiderueshme parash, vetëm e vetëm që ata të pranojnë që të pinë urinën e tyre.


Gjithashtu ai shihet edhe duke u ofruar vajzave para, vetëm e vetëm që të zhvishen në mes të rrugës.

Megjithatë, projekti i tij nuk kishte shkuar bash ashtu siç e kishte pritur – ai e kishte goditur Grigorin “pa pardon”. /Telegrafi/