LAJMI I FUNDIT:

Burri në gjendje të dehur, hëngri 250 gramë beton

Burri në gjendje të dehur, hëngri 250 gramë beton

Të gjithë e dinë ndjenjën e urisë, pas një nate me shumë pije. E, derisa të gjithë kërkojnë ndonjë ushqim të shpejtë dhe të lehtë, një burrë nga Kina ka provuar beton.

Ai i ka treguar mjekëve në spitalin e qytetit Njaning të provincës Jiangsu, se ka ngrënë diçka të fortë, që nuk ka shkuar teposhtë, megjithëse ka pirë ujë.

Në barkun e burrit që nuk është identifikuar, janë gjetur 250 gramë beton ende i lëngshëm, që e kishte marrë në një kantier ndërtimi, transmeton Telegrafi.

Jiangsu TV raporton se burri që ishte i dehur dhe i droguar, është jashtë rrezikut për jetë, pasi i kanë bërë një pastrim të trupit. /Telegrafi/