LAJMI I FUNDIT:

A keni dëgjuar për “kampionatin” e gënjeshtrave që dikur u mbajt në Kosovë? Ja kush ishin finalistët!

A keni dëgjuar për “kampionatin” e gënjeshtrave që dikur u mbajt në Kosovë? Ja kush ishin finalistët!

Në fund të viteve ’50 të shekullit të kaluar, mblidhen 4-5 fshatra të Karadakut të Gjilanit për të organizuar një “eveniment” të veçantë: “kampionatin” e gënjeshtarëve!

Konkurrenca në këtë “kampionat” ishte shumë e fortë, por jo aq sa ishin dy konkurrentë nga dy fshatra të këtij rajoni, që shkojnë direkt në finale, shkruan Telegrafi.

Njëri nga ta ishte Aga Haqif. Gënjeshtra e tij, e perifrazuar, ishte kjo: “Një ditë u nisa për në mulli. Binte shi. Rrëshqita e plisi më bie nga koka e rrotullohet afër një përroi. Kur shkoj te një thanë, te plisi i kthyer përmbys mullinka (zogu i mullirit) e kishte bërë folenë e zogjtë veç sa kishin çelë nga vezët”!

Ndërsa, konkurrenti tjetër ishte Aga Zeqë. Gënjeshtra e tij, po ashtu e perifrazuar, ishte kjo: “Një ditë e kam hëngër një qershi. Nuk e di se si, por fara e qershisë më mbeti midis dhëmbëve. Kur kam ra në gjumë, fara ka mbi e u bë pemë. Kur jam zgjuar, veç kur i pash fëmijët afër meje duke ngrënë qershia nga këto degë”!


Thonë se burrat në odë, që ishin mbledhur si “juri”, e patën problem të përcaktohen për fituesin!

E sot, cilët nga politikanët mendoni që do të ishin më të denjët për këtë “kampionat”!? /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Bëhen virale pamjet e vajzës e cila i shndërron shkarravitjet në vepra arti

Bëhen virale pamjet e vajzës e cila i shndërron shkarravitjet në vepra arti

Interesante
Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Interesante
Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore

Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore

Mbi 5 metra, bima e specit të kuq mund të shënojë rekord si më e gjata në botë

Mbi 5 metra, bima e specit të kuq mund të shënojë rekord si më e gjata në botë

Interesante
Kalo në kategori