LAJMI I FUNDIT:

“Shtëpia e pushtuar” doli të jetë e mbushur me prostituta, e jo me fantazma

“Shtëpia e pushtuar” doli të jetë e mbushur me prostituta, e jo me fantazma

Policët e kanë hetuar një magazinë të braktisur, që dyshohej të jetë e mbushur me fantazma.

Kur hetuesit kanë shkuar të vizitojnë magazinën afër varrezave, në qytetin Wenzhou që ndodhet në juglindje të provincës Zhejiang të Kinës aty gjetën një rrjet prostitucioni, transmeton Telegrafi.

Vendasit kishin raportuar për aktivitete të pazakonta në këtë objekt, përfshirë drita të zbehta që ndizen dhe fiken, zëra të mbytura dhe klithma, si dhe hije që lëvizin.

Por, kur hetuesit kanë hyrë brenda, kanë parë se vendi ishte i mbushur me prostituta, e jo me fantazma.


Pasi e kishin vëzhguar objektin për disa netë, kanë vërejtur disa femra duke kanë hyrë brenda, e më vonë një grupe meshkujsh.

Aty janë arrestuar pesë njerëz që dyshohen të jenë klientë dhe një njeri tjetër i njohur si Chen, që dyshohet se udhëhiqte rrjetin kriminal.

Në raportin e Policisë, thuhet se brenda objektit ishte shumë rrumujë dhe mbante erë e pështirë. /Telegrafi/