LAJMI I FUNDIT:

A ju ka ndodhur ndonjëherë të visheni njëjtë si dyshemeja? (Foto)

A ju ka ndodhur ndonjëherë të visheni njëjtë si dyshemeja? (Foto)

Është e pakëndshme kur takoheni me dikë, që është veshur njëjtë si ju. Por, një ngjarje e pazakonshme i ka ndodhur një gruaje të panjohur, e cila kur ka hyrë në një zyrë, ka parë se veshja saj përshtatet identik me dyshemenë.

Në vend se të shkonte dhe të ndëronte veshjen, ajo ka vendosur të bëjë një fotografi, megjithëse e ka mbuluar fytyrën, transmeton Telegrafi.

“Dyshemeja ka zgjedhur veshjen si timen”, ka shkruar ajo me humor poshtë fotografisë.

Fotografia që e tregon atë me një bluzë shumëngjyrëshe, njëjtë si linoleumi, dhe fund të kaltër të mbyllët si tepihu, është postuar në Imgur, ku për 24 orë është parë mbi një milion herë. /Telegrafi/