LAJMI I FUNDIT:

Gruaja urinoi në mes të dyqanit, e më pas vazhdoi pazarin (Video)

Gruaja urinoi në mes të dyqanit, e më pas vazhdoi pazarin (Video)

Kur dikush është në vështirësi, nuk pyet se ku gjendet... por, megjithatë duhet! Sipas modelit të keq ka vepruar një grua e panjohur, e cila ka ulur pantallonat dhe ka kryer nevojën në dyqanin Bargain në Southport.

Punonjësit kanë menduar se urina në dysheme ishte bërë nga një fëmijë apo kafshë, por kamerat e sigurisë e vërtetojnë se ishte nga një femër e rritur, transmeton Telegrafi.

Gruaja misterioze që besohet të jetë rreth tridhjetëvjeçare, shihet teksa ulë pantallonat, urinon dhe më pas vazhdon pazarin sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Në videon e postuar më poshtë, shihet regjistrimi nga njëra kamerë, pasi kamera tjetër ka regjistruar një pamje që nuk është e këndshme të shfaqet në publik. /Telegrafi/