LAJMI I FUNDIT:

Çudia me dollarin zimbabvian: Puno gjithë jetën për 1 cent!

Çudia me dollarin zimbabvian: Puno gjithë jetën për 1 cent!

Nëse vuani nga Arithmophobia (frika ndaj numrave), ju duhet të ndaloni që tani së lexuari shkrimin.

Është një shifër me të cilën me siguri do të hasni vështirësi dhe do thërrisni kë keni pranë t’ju ndihmojë ta gjeni si lexohet.

Por të mendosh se Banka qendrore e Zimbabvesë është duke ofruar për të konvertuar dollarët e Zimbabvesë në monedhë të huaj, dollarë të cilat në praktikë kanë qenë e vetmja mënyrë për të blerë ndonjë gjë në vend për vite me rradhë.

Konsumatorët tani mund të shkëmbejnë 250.000.000.000.000 dollarë Zimbabvian për 1 $ amerikan, sipas “The Guardian”.


Për ta kuptuar më qartë, në qoftë se fitoni një dollar Zimbabvian për çdo sekondë të jetës suaj, ju do të keni 1 cent amerikan në kohën që ju të keni mbushur moshën 79.275 (po po, kaq vjeç).

Konvertimi i parave duhet të bëhet para shtatorit ose do të bëhen të pavlefshëm.

Monedha Zimbabviane në foto ishte 100 trilion, tani kushton sa një suvenir turistik, por që vlen vetëm 40 cent amerikanë.