LAJMI I FUNDIT:

Xhihadisti shqiptar “thotë”: Po vijnë ditë të zeza për Juven dhe Interin! (Foto)

Xhihadisti shqiptar “thotë”: Po vijnë ditë të zeza për Juven dhe Interin! (Foto)

Pas daljes në publik të dyshes shqiptare të ISIS-it, ku kërcënuan shqiptarët duke thënë se trojet shqiptare po i presin “ditë të zeza”, ka plasur gallata në rrjetet sociale.

Në fakt, në rrjetin social në Facebook po qarkullon një fotografi, ku xhihadisti shqiptar shihet me disa fjalë poshtë të sinkronizuara.

“Vallahi nëse vjen Ibrahimoviq me Martinezin, ditë të zeza po e presin Juventusin dhe Interin”, shkruan nën fotografinë ku shihet terroristi shqiptar i Shtetit Islamik.

Përndryshe, mediat botërore sot raportuan se skuadra italiane e Milanit është afër transferimit të Zlatan Ibrahimoviq (PSG) dhe Jakcson Martinez (Porto). /Telegrafi/