LAJMI I FUNDIT:

A e dini se fjala “bretkosë”, censurohet në rrjetet sociale kineze?!

A e dini se fjala “bretkosë”, censurohet në rrjetet sociale kineze?!

Në një vend komunist siç është shteti kinez, qytetarët përpiqen që të flasin për politikën nëpërmjet shakave në internet.

Aktualisht në mediet sociale në Kinë, ka filluar krahasimi i ish-presidentit kinez Jiang Zemin me një bretkosë gjigante që është vendosur në parkun “Bejing” para dy javësh. Bëhet fjalë për një bretkosë ngjyrë ari, 22 metra të gjatë që është vendosur për të tërhequr turistët.

Por kjo bretkosë gjigante dhe e shëndoshë, ka filluar që të krahasohet me ish-prsidentin kinez, dhe kjo sipas qytetarëve kinezë është një mënyrë për të komunikuar rreth Jiang dhe partisë komuniste.

Krahasimi nuk është vetëm një shaka në lidhje me faqet e fryra e të shëndosha të Jiang. Është një mënyrë që populli kinez të komunikojë në lidhje me politikën.


"Kjo është lloj gjuhe e fshehur. Qytetarët në Kinë kanë krijuar kushte të reja, shaka, humor në përpjekje për të komunikuar me të tjerët sepse ata janë të censuruar e nuk mund të flasin për çështjet që ata duan", thotë një profesor.

Sot fjala ‘bretkosë’ është fjala më e censuruar në rrjetet sociale në Kinë.