LAJMI I FUNDIT:

Djali i propozon të dashurës në dasmën e shokut: Ja si e priti nusja

Djali i propozon të dashurës në dasmën e shokut: Ja si e priti nusja

Një foto e postuar në Reddit po bën xhiron e rrjeteve sociale ku shfaqet një djalë duke i propozuar për martesë të dashurës së tij, në dasëm të shokut.

Fotografia është parë më shumë se 1 milion herë dhe ka mbi 2 mijë komente, shkruan Daily Mail.

Një veprim i tillë është komentuar si i papranueshëm nga shumë ndjekës teksa kanë shkruar se të marrësh vëmendjen nga çifti i të martuarve është një gabim fatal, transmeton Telegrafi.

Por disa të tjerë kanë bërë shaka duke shkruar “Ej e mban mend dasmën e X dhe Y? Po, është dasma ku ai djali i propozoi të dashurës.”.


Edhe fytyra e nuses është komentuar, ku shfaqet me një shprehi epike zhgënjyese. /Telegrafi/