LAJMI I FUNDIT:

Pësoi vdekje të dhimbshme, pasi injektoi vaj në gjoks që të duket më mirë

Pësoi vdekje të dhimbshme, pasi injektoi vaj në gjoks që të duket më mirë

Duke dashur që të ketë gjoks më të madh, injektoi vaj që përdoret për ushqim. Mirëpo, kjo i kushtoi me jetë Juan Manuel Sanchez, të cilin e thërrisnin Bebo.

Në shpresë se do të fitojë një titull bukurie në Hunucma të Meksikës, atë e këshilluan të injektoi vajin.

Ai menjëherë filloi të ndihet keq dhe miqtë i dhanë Diazepam, për t’i qetësuar dhimbjen. Medikamenti qetësues bëri që ai të bie në gjumë, mirëpo të nesërmen u pa që ai nuk është në rregull.

Pasi që i është kanë dhënë ndihmën e shpejtë, mjekët kanë konstatuar që ai nuk ka më shanse për jetë.


Pas tetë ditëve të mundimshme, ai ka vdekur. Mjekët kanë thënë se trupi ja ka refuzuar vajin, i cili i është shpërndarë në mushkëri dhe tru. /Telegrafi/