LAJMI I FUNDIT:

Shpëtoi i gjallë pas 42 minutave nën ujë

Shpëtoi i gjallë pas 42 minutave nën ujë

Rastin e adoleshentit që shpëtoi i gjallë pas 42 minutave nën ujë, mjekët e kanë quajtur si “ngjarje të përjashtuar”.

Djaloshi i paemëruar, ka rënë në kanalin Naviglio në Milan të Italisë, ndërsa një mik që ishte me të e ka alarmuar rastin.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë njësitet e shpëtimit, të pajisur me mjete për zhytje.

Uji i turbullt i kanalit, ka bërë që zhytësit të gjejnë atë vetëm pas 42 minutash.


Djaloshi 14-vjeçar është dërguar me helikopter në spitalin San Raffael, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Mjekët e kanë trajtuar atë me Membranë Jashtëtrupore të Oksigjenit – procedure kjo, e cila me anë të një mushkërie artificiale, ndihmon qarkullimin e oksigjenit në gjak.

Mrekullisht, djaloshi është shëruar dhe e ka marrë vetën për dhjetë ditë.

La Stampa raporton se ky rast i ka bërë ekspertët të mendojnë ndryshe, rreth mundësisë së trupit për të shpëtuar në rrethana të ndryshme.