LAJMI I FUNDIT:

Kur vjen fjala tek pastërtia, francezët nuk i kanë punët mirë

Kur vjen fjala tek pastërtia, francezët nuk i kanë punët mirë

Franca është sinonim i bukurisë, elegancës, shansoneve, shampanjës, ushqimit. Por, kur bie fjala për pastërti trupore, francezët duhet të skuqen.

Sipas një hulumtimi të bërë mbi shprehitë e përditshme të francezëve, del se rreth 40 për qind e tyre nuk bëjnë dush çdo ditë.

Rreth 24 për qind e tyre kanë thënë se bëjnë dush një herë në dy ditë, kurse 11 për qind kanë thënë se bëjnë dush një herë në tre ditë.

E, tetë për qind e të anketuarve, pastrohen një herë në javë, transmeton Telegrafi.


Një francez i zakonshëm shpenzon vetëm nëntë minuta në dush, duke pastruar vetëm një herë kokën dhe trupin.

Në hulumtimin e bërë nga Initial France, zbulohet edhe një shprehi e keqe e tyre. Shumica e francezëve, nuk i pastrojnë duart pasi të kenë kryer nevojën në tualet. /Telegrafi/