Muzikë, kostume të çuditshme, luftë me ujë apo domate, kala njerëzore sa 10 kate pallati. Cila mund të ishte festa juaj më e preferuar? Ja disa prej grumbullimeve më të mëdha publike për të shijuar jetën deri në maksimum.
Jeni në kërkim të festave më argëtuese, me shoqëri të mirë që nga muzika te karnavalet dhe lufta me domate? Ja cilat janë grumbullimet më të mëdha të njerëzve për të shijuar jetën deri në maksimum.
Oktoberfest
Për 16 ditë, ju mund të shijoni birrën gjermane së bashku me 6 milionë njerëz që zakonisht mbajnë veshur rroba bavareze për Oktoberfestin (Festën e Tetorit, ose Festën e Birrës ) në Mynih, Gjermani.
Maratona në San Francisko
Mbi 100,000 njerëz mblidhen me kostume të çuditshme për të marrë pjesë në maratonën e vrapimit më të madh që ndodh në perimetrin e gjithë qytetit të San Françiskos, në Kaliforni, SHBA.
Hëna e plotë në Tajlandë
Festa më e çmendur e Hënës së plotë në Tajlandë ndodh në Koh Pha Ngan çdo natë përpara ose pas hënës së plotë. Pjesëmarrësit në festë mblidhen në plazh për të kërcyer, pirë dhe për të testuar aftësitë e lojës me zjarrin.
Festivali i baltës
Në korrik, miliona njerëz mblidhen në qytetin Boryeong, Kore e Jugut, për 10 ditë për të marrë pjesë në festivalin e baltës, një festë masive me të njëjtën temë.
Festivali Holi në Indi
Një festë për të celebruar pranverën, Holi është një festival dyditor që ndodh kudo në Indi dhe që festohet nga një turmë e madhe njerëzish që i hedhin njëri-tjetrit pluhur shumëngjyrësh. Moria e ngjyrave i kanë dhënë kësaj feste emrin “Festivali i ngjyrave”.
Festivali “Njeriu Përvëlues”
Çdo gusht, mbi 65 mijë artdashës dhe fansa të muzikës udhëtojnë në shkretëtirën “Guri i Zi” të Nevadës për të shijuar performanca muzikore, kostumet e çuditshme dhe shfaqjet e mëdha me zjarr në festivalin “Njeriu Përvëlues”.
La Tomatina
Lufta më e madhe me ushqim në botë, “La Tomatina”, tërheq rreth 30,000 njerëz në Bunol të Spanjës, të cilët festojnë dhe luajnë me domate duke goditur njëri-tjetrin çdo gusht.
Koçella
Bëni kamping me festues të tjerë dhe shijoni performancat më të mira nga artistët më të mirë që zgjasin nga mëngjesi në mesnatë në Koçella, një festival treditor i muzikës në Indio, Kaliforni.
Shpërfytyrimi
Te festivali “Shpërfytyrimi” në Kopenhagë të Danimarkës do të gjeni festa masive të rrugës gjatë ditës dhe klube të stërmbushura me njerëz që pëlqejnë të kënaqen gjatë natës. Të gjitha këto gjatë dy ditëve “tërbim” në gjirin e Kopenhagës.
Songkran
Ku ka më mirë se ta festoni Vitin e Ri në prill? Songkran, është festa e ndërrimit të viteve për Tailandën. Gjithashtu, është edhe luftimi më i madh me ujë. Mijëra njerëz hedhin ujë me kova, pistoleta uji dhe zorra.
Fosnot
Është festa më e madhe e Zvicrës, e cila e ka marrë emrin nga petulla tradicionale që shërbehet zakonisht në të njëjtën ditë. Të gjitha dritat në Bazel fiken që grupe parakaluesish që mbushin rrugët të veshur me kostume. Festimet vazhdojnë gjatë natës me pije dhe këngë.
Luledelja elektrike
Një festival muzikor treditor që ndodh në Las Vegas të Nevadës, Karnavalet e Luledeles elektrike bëjnë muzikë elektronike nga mbi 500 DJ më të njohur në botë.
Karnavalet e Rios
Rio De Zhanero në Brazil organizon karnavalet më të mëdha në botë me kostume të hatashme dhe kërcimtarë, një paradë masive dhe shumë festa në rrugë.
EXIT
Fillimisht një protestë studentore për demokraci në Novi Sad të Serbisë, EXIT konsiderohet tani si festivali më i mirë për adultët në Europë, pasi fitoi çmimin për festivalet në këtë kontinent.
Festivali i shkumës
Me shfaqje në më shumë se 50 qytete kudo në Amerikë, festivali i shkumës është një nga festat më të mëdha në botë me shkumë. Muzika elektronike është e kombinuar me akrobatë, performues zjarri dhe sigurisht shkumë.
Konkursi i kalasë
Çdo dy vjet, mijëra njerëz mblidhen për Konkursin e Kalasë në Tarragona të Spanjës për të formuar kalatë më të larta dhe më të forta me trupa njerëzorë. Disa nga kalatë e ngritura mund të arrijnë deri në dhjetë kate.
Portokajtë
Mijëra njerëz përleshen për fitore në shkurt në betejën 3-ditore të Portokajve, beteja më e madhe e ushqimit në Itali. E njëjta gjë ndodh edhe në Amsterdam gjatë Ditës së Mbretëreshës.
Festivali i xhazit në Montreal
Me rreth 3 milionë të ftuar dhe mijëra koncerte të shpërndara gjatë 11 ditëve, Festivali i xhazit në Montreal ka marrë emrin si më i madhi në botë dhe ka hyrë në librin e rekordeve Guinness.
Festivali i dëborës në Austri është një mbledhje njëjavore me ski dhe rrëshqitje në borë shoqëruar me muzikantët më të mirë në majën e malit.
Beteja e verës është një festë e përvitshme që ndodh në Spanjë ku pjesëmarrësit spërkasin njëri-tjetrin mbi 50,000 litra verë të kuqe.
Për festivalin e muzikës elektronike Tomorrowland në Belgjikë mblidhen 180,000 njerëz dhe rreth 100 DJ për të çuar në maksimum argëtimin. /gazeta shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli
Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi
Bileta e lotarisë e fshehur në Bibël i sjell amerikanes 1 milion dollarë
Ajo ka buzët më të mëdha në botë, por nuk është e kënaqur pasi dëshiron që t'i ketë edhe më të mëdha
Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?