LAJMI I FUNDIT:

Si në botën e magjisë: Shikojeni shpellën e kristaleve (Video)

Si në botën e magjisë: Shikojeni shpellën e kristaleve (Video)

Në shpellat e shkretëtirës meksikane Chihuahua, në minierën Naica, janë zbuluar rastësisht kristalet masivë.

Naica është minierë e plumbit, zinkut dhe argjendit. Ndodhet 300 metra nën sipërfaqen e tokës, ndërsa njihet si shpella e kristalit, transmeton Telegrafi.

Është zbuluar në vitin 2000. Temperatura aty është mbi 58 gradë, ndërsa shkencëtarët nuk mund të rrinë aty më shumë se 10 minuta.

Kristali më i vjetër aty është formuar para 500 mijë viteve. Për më shumë, shikojeni videon. /Telegrafi/