LAJMI I FUNDIT:

“Bin Laden Bar” në Brazil

“Bin Laden Bar” në Brazil

Turistët që do të shkojnë në Sao Paulo për të parë Kampionatin Botëror në futboll, mund të freskohen me pije në barin “Bin Laden”.

Falë pamjes së ngjashme me Osama Bin Laden, braziliani Ceara Francisco Helder Braga Fernandes është bërë i famshëm në qytetin e tij, ndërsa me hapjen e dyerve të lokalit, ai është bërë shumë i popullarizuar edhe për turistët.

Në kohën e sulmeve në SHBA, kur Bin Laden ishte më i kërkuari në botë, një person kishte telefonuar policinë duke thënë se “Osama gjendet në Sao Paulo”, pasi Fernandes përngjante me të.

Bari “Bin Laden” që gjithmonë është i mbushur me mysafirë, mbledh shpesh edhe grupe të ndryshme muzikore, ndërsa muzika gjatë tërë kohës është e zhanrit rok dhe metal.


Të shumtë janë mysafirët që bëjnë fotografi me ‘Xhaxhin Bin Laden” siç e quajnë vendasit, ndërsa nuk mungojnë edhe emrat e famshëm të skenës që kanë vizituar këtë lokal. /Telegrafi/