LAJMI I FUNDIT:

Deputetja në seancë me beben në duar

Deputetja në seancë me beben në duar

Eurodeputetja italiane Licia Ronzulli bëri sensacion të mërkurën në Parlamentin Evropian në Strasburg duke marrë pjesë në seancën plenare me beben njëmuajshe në dorë. Ajo u duartrokit nga kolegët pasi që kërkoi më shumë të drejta për femrat.

“Këtu jam sot simbolikisht me vajzën time Vittoria për t’i kujtuar të gjitha ato femra që nuk mund të gjejnë rehati me shtatzëninë dhe punën, jetën profesionale dhe familjen.
Dëshiroj që institucionet evropiane të angazhohen më shumë rreth kësaj çështjeje, duke filluar nga Parlamenti Evropian, në mënyrë që të gjitha ne të mund të jetojmë dy jetë të lumtura”, tha ajo.

Tridhjetepesëvjeçarja Licia Ronzulli është anëtare e grupit të Konzervatorëve evropianë në PE. Vajza e saj është lindur më 10 gusht. /Telegrafi/