LAJMI I FUNDIT:

Leshataku më i madh në botë hyn në operacion

Leshataku më i madh në botë hyn në operacion

Yu Zhenhuan, ka 32 vjet dhe 96 për qind të trupit të mbuluar me qime. Pasi që nuk ka arritur të merr një rol në filmin e dëshiruar, ka vendosur të ndërmarr një hap të ri, t’i nënshtrohet operacionit plastik.

“Njeriu majmun” ka qenë i bindur se pikërisht për shkak të qimeve të tij të shumta do të merrte rolin kryesor në adaptimin televiziv të filmit klasik kinez “Udhëtimi për në Perëndim”, në të cilin është dashur të luaj majmunin, mirëpo për habi të tij regjisori e ka refuzuar sepse nuk është tërheqës sa duhet.

"Kam menduar se jam kandidati më i mirë sepse dukem si majmun dhe pseudonimin madje e kam njeriu-majmun", ka thënë leshataku kinez.

"Kam lexuar një libër dhe kam gjetur një frizer profesional të më shndërrojë në majmun të vërtetë. Megjithatë, kam rënë në audicion sepse nuk jam dukur ‘bukur’ sa duhet”, ka shtuar ai.

I pushtuar nga dëshira për sukses, Yu është i gatshëm për veprimin e ri.


”Me një operacion do t’i heq qafe qimet dhe do të bëhem ‘majmun’ më i bukur, kështu që regjisorët do të bëhen pishman për vendimin e tyre", është i bindur ai.

Sipas kirurgut plastik, Yu do të duhet të operoj sytë, hundën dhe buzët. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Interesante
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
Kush është dhe çfarë bën Khaby Lame, emigranti që humbi punën për shkak të pandemisë dhe tani çmend TikTok me 65 milionë ndjekës

Kush është dhe çfarë bën Khaby Lame, emigranti që humbi punën për shkak të pandemisë dhe tani çmend TikTok me 65 milionë ndjekës

Një miliarder rus thotë se “nuk di si të jetojë” pasi u godit nga sanksionet

Një miliarder rus thotë se “nuk di si të jetojë” pasi u godit nga sanksionet

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Kalo në kategori