LAJMI I FUNDIT:

Lë duhanin pas 95 vitesh

Lë duhanin pas 95 vitesh

Një grua e cila ka pirë duhan për 95 vite, më në fund ka vendosur ta lë këtë shprehi të keqe.

Winnie Langley thotë se arsyeja që ka vendosur ta lë duhanin është se “më nuk i lë përshtypje”.

“Të gjithë pinë duhan në ditët e sotme… Nuk kam ditur për problemet shëndetësore, por thjesht nuk më pëlqen më. Shikimi po më tradhton, kështu që pas disa vitesh nuk do të mund ta gjej as paketën e cigareve”, ka thënë për “Daily Mail” zonja Langley, e cila jeton në Croydon të Londrës jugore.

Që nga tymosja e parë në vitin 1914, Winnie ka pirë mesatarisht pesë cigare në ditë, duke dhënë një total prej 170.000 cigareve.


“Mjekët i kanë thënë se tani nuk ka nevojë ta lë duhanin. Ajo i ka mbushur 102 vjet pa kancer, dhe mendoj se kurrë nuk do të sëmurët”, thotë nipi i zonjës Langley, Clive.