LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Prishtina dhe Beogradi si dikur Çekia dhe Sllovakia

Lajçak: Prishtina dhe Beogradi si dikur Çekia dhe Sllovakia

Sllovakia ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO sepse bota nga Prishtina dhe Beogradi pret që propozimet e tilla të jenë pjesë e marrëveshjes së ndërsjellë, ka thënë shefi i diplomacisë sllovake Miroslav Lajçak, duke shtuar se Prishtina dhe Beogradi duhet të sillen si dikur Çekia dhe Sllovakia.

“Duam që këta partnerë (Kosova dhe Serbia) ta interpretojnë si një lloj mesazhi se bashkësia ndërkombëtare pret prej tyre që propozimet e tilla t’i paraqesin në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë dhe me pajtueshmëri të ndërsjellë, ashtu siç e bënin dikur këtë Çekia dhe Sllovakia”, ka thënë Lajçak gjatë vizitë në Bosnje e Hercegovinë.

Ministri sllovak ka porositur se çështjet e ndërlikuara dhe të ndjeshme duhet të zgjidhen në kuadër të dialogut të Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve.

“Interesi ynë është që dialogun ta përforcojmë. Një nga arsyet pse morëm qëndrim negativ është ajo se tema në fjalë s’ka qenë pjesë e dialogut dhe druajmë se do të mund ta keqësonte”, ka thënë Lajçak.


Ajo që Sllovakia ishte ndër vendet që të hënën votuan kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, sipas fjalëve të tij, është në pajtim me qëndrimin e Sllovakisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, porse nuk është qëndrim armiqësor ndaj Kosovës.

“Sllovakia e ka përkrahur, apo të paktën s’e ka penguar integrimin. Njëkohësisht flasim për rolin e rëndësishëm të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Lajme
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori