LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i MI5 për të kapur spiunen e shekullit: Kjo është gruaja që “çmendi” sigurimin britanik!

Dështimi i MI5 për të kapur spiunen e shekullit: Kjo është gruaja që “çmendi” sigurimin britanik!

Deri dje është menduar se spiuni që i solli dëmet më të mëdha sigurisë britanike dhe tërë Perëndimit ka qenë Kim Philby. Sot (21 gusht 2015), Arkivi Shtetëror Britanik në Londër ka hequr embargon e shumicës së dokumenteve të cilësuara si ‘Top Secret’ të periudhës së Luftës së Ftoftë. Hapja e këtyre dosjeve ka ndryshuar çdo gjë që dihej deri sot për botën e spiunimit të periudhës në fjalë.

Daut Dauti, Londër

Për shkak të Kim Philby-it dështuan aksionet sekrete të diversantëve shqiptarë në periudhën 1948-1952 që udhëhiqeshin nga Britania e Madhe dhe SHBA-të, që kishin për qëllim rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Philby mendohej se ishte njeriu kyç i Moskës në Londër, i cili ua dorëzonte sekretet Moskës e pastaj Moska ia përcillte Tiranës.

Sot dokumentet sekrete të MI5 dhe MI6 shpalosin fshehtësinë e shekullit. Njeriu kyç ishte një grua e quajtur Edith Tudor-Hart e cila më parë quhej Edith Suschitzky e lindur në Vjenë.


Dosjet e MI5 tregojnë se shërbimi sekret britanik ishte në njohuri se Edith Tudor-Hart ishte spiune, por ky shërbim i cilësuar si më i afti në botë, kurrë nuk pati mundësi që këtë spiune ta zinte në vepër. Ajo përgjohej dhe përcillej vazhdimisht, por kot. Shumicën e kohës kishte jetuar në rrugën legjendare Abbey Road, e cila rrugë në botë u bë e famshme për shkak të fotografisë së Beatles që tregon kalimin e rrugës në ‘zebër’ për të shkuar në studio të incizimeve që gjendet po ashtu në këtë rrugë.

Hart, e cila në jetën e saj ‘private’ punonte si fotografe e fëmijëve, është monitoruar edhe natën kur flinte. Të vetmen shkelje të ligjit që kishin zbuluar agjentët ishte se ajo një herë e kishte mashtruar kondukterin e autobusit kur kishte blerë një biletë.

‘Rrethi i të Pestëve’ që quhej grupi i pesë spiunëve britanikë që ishin rekrutuar nga Moska sa ishin studentë në Kembrixh dhe që punuan për NKVD, më vonë KGB, del se ka patur edhe një anëtar, Edith Tudor-Hart-in.

Madje, Hart del se ka qenë shefja e të gjithë spiunëve britanikë që spiuninin në favor të Moskës. Guy Burgess, Donald Maclean dhe Kim Philby, para se të zbuloheshin, patën sukses të iknin në Moskë. Në vitin 1964 u zbulua edhe Anthony Blunt, i cili kishte pozitën e kuratorit të artit të mbretëreshës.

Kur Blunt ishte marrë në pyetje, kishte deklaruar se të gjithë ia dorëzonin informatat Edith Tudor-Hart-it e pastaj ajo Moskës.

‘Ajo ka qenë gjyshja jonë’, u kishte thënë Blunt agjentëve të MI5 që e morën në pyetje. Por, për shkak të turpërimit e edhe për shkak të venitjes së rëndësisë së tradhtisë së tyre, MI5 nuk kishte vendosur të ngrinte padi penale për tradhti shtetërore ndaj Blunt-it dhe Hart-it.

Pra, edhe Hart ishte marrë në pyetje, por kot. Shërbimi sekret britanik i kishte bërë presion aq shumë sa që i kishte shkaktuar sëmundje psikike, por asnjë informatë relevante nuk kishte nxjerrë.

Edith Tudor-Hart ka vdekur në Londër në vitin 1973 në moshën 64-vjeçare. Deri sot, pos MI5 dhe KGB, askush nuk e dinte kush ishte ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Trump thotë se nuk ka të mbijetuar pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit

Trump thotë se nuk ka të mbijetuar pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit

Amerika
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

Evropa
Vazhdojnë protestat në Serbi, studentët nga Beogradi nisen në këmbë për Novi Sad

Vazhdojnë protestat në Serbi, studentët nga Beogradi nisen në këmbë për Novi Sad

Serbia
Kalo në kategori