LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë policë të vrarë në Afganistan

Dhjetë policë të vrarë në Afganistan

Dhjetë policë kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur nga sulmet e militantëve talebanë në provincën Helmand të Afganistanit.

Burimet zyrtare thonë se tre postblloqe të policisë në qarkun Sangin janë pushtuar nga talebanët dhe se sulmet e tyre janë duke vazhduar.

Talebanët, ka muaj, që kanë nisur ofensivë në Helmand, duke qëlluar shpesh forcat e policisë.