LAJMI I FUNDIT:

Kisha Anglikane për herë të parë me peshkope

Kisha Anglikane për herë të parë me peshkope

Kisha Anglikane sot ka emëruar gruan e parë në postin e peshkopit dhe në këtë mënyrë i ka dhënë fund traditës shekullore të vjetër që vetëm meshkujt mund të vihen në këtë post, e cila ka shkaktuar ndarje të thella brenda kësaj organizate fetare.

Kisha ka caktuar Libby Lane për peshkop të ri të Stockportit, në veri të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Pas një debati të gjatë dhe ndonjëherë të stuhishëm, Sinodi i Kishës Anglikane, në muajin korrik kishte vendosur të lejonte femrat të bëhen peshkop.

Ligji u miratua zyrtarisht muajin e kaluar. Kujtojmë se femrat shërbejnë si priftërinj në Kishën Anglikane që nga viti 1994. /Telegrafi/