LAJMI I FUNDIT:

Policia spanjolle ndalon dy femra që shkonin në xhihad

Policia spanjolle ndalon dy femra që shkonin në xhihad

Dy femra të reja spanjolle janë arrestuar në enklavën spanjolle të Afrikës Veriore, Melilla, me dyshimin se bënin përpjekje që t’iu bashkohen militantëve të Shtetit Islamik në Lindje të Mesme.

Lajmi i raportuar nga Reuters mbështetet në një komunikatë të Ministrisë së Brendshme spanjolle.

Ato janë arrestuar të shtunën derisa bënin përpjekje që të kalonin nga Melilla në Marok, ku ato planifikonin që të kontaktonin me militantët e të cilët më pas do t’i transportonin për në zonat e luftës në Irak dhe Siri.

Më e vjetra raportohet se është 19 vjeç, ndërsa femra më e re ndonëse nuk është identifikuar, mediat raportojnë se ajo mund të jetë vetëm 14 vjeçe.


Sipas Reutersit, mijëra të rinj nga shumë vende evropiane i janë bashkuar rebelëve islamikë që po luftojnë në Siri, ndërsa shpesh rekrutimi është bërë përmes rrjeteve sociale. /REL/