LAJMI I FUNDIT:

Kështu duket varreza më e madhe në botë (Foto/Video)

Kështu duket varreza më e madhe në botë (Foto/Video)

Nga distanca, varreza Wadi us Salaam - që do të thotë "Lugina e Paqes" - duket si një qytet i madh i shkretë me lagje e ndërtesa. Në hapësirën me mbi gjashtë kilometra katrorë, janë varrosur mbi pesë milionë njerëz.

Kjo është varreza më e madhe në botë, që gjendet afër qytetit Najaf të Irakut. Aty ka varre mbi 1400 vjet të vjetra, ndërsa prehen shumë profetë, mbretër, princa, si dhe njerëz të rëndomtë, transmeton Telegrafi.

Gjatë luftës me SHBA-të, ajo është përdorur edhe si strehimore, meqë luftëtarët irakianë i njihnin rrugët dredhore dhe mauzoletë më mirë se kushdo tjetër.


Varreza vazhdon ende të zgjerohet. /Telegrafi/