Këto histori paranormale e të frikshme janë legjenda urbane apo ngjarje që nuk kanë dëshmi të duhura për t’i cilësuar si të vërteta. Telegrafi ju sjellë disa nga legjendat më të famshme të tilla në botë.
Alexandria Alexis dhe udhëtimi në kohë
Fotografi e bërë në vitin 1941, ku shihet një mashkull me veshje moderne!
A do të jetë i mundur udhëtimi në kohë në vitin 2025? Sipas legjendës urbane, përgjigja është po. Alexandria Alexis thuhet se ishte udhëtare në kohë nga ky vit. Ajo madje i ka bindur të tjerët se ka ardhur nga e ardhmja. Njujorkezët në vitin 1899 kanë dëshmuar për ardhjen dhe zhdukjen e papritur të saj.
Shoferi dhe autobusi me të sëmurë psikikë
Shoferi i autobusit, që ishte përgjegjës për transportimin e pacientëve të sëmurë mendorë, në një rrugë vendosi të ndalet që ta pijë një birrë në lokalin e afërt. Në autobus la 20 pacientë të lidhur. Kur është kthyer, autobusin e gjeti bosh. I frikësuar nga përgjegjësia, vozitet deri te një stacion, pret që të futen udhëtarët e rëndomtë e pastaj i dërgon në Psikiatri. Mjekëve u ka thënë se fjala është për pacientë të dhunshëm dhe agresivë, të cilët duhet të lidhen. Thuhet se këta udhëtarë të pafatë janë çmendur në spital, ndërsa të çmendurit e zhdukur nuk u gjetën kurrë.
Tunelet e nëmura
Njerëzit thonë se në tunel, përmes retrovizorit kanë parë krijesa që afrohen. Shumë flasin për drita të çuditshme në fund të tunelit, ndërsa disa thonë se në hyrje të tunelit kanë vërejtur shenja të duarve të fëmijëve.
Fotografia e pashpjegueshme
Një nënë pa burrë, kthehet në shtëpi pas punës, dhe e lë celularin në tryezë të dhomës së ditës, para se të ulej të shikonte TV. Djali i saj donte të luante me të dhe ajo e lejoi. Pas disa kohës, nëna vendosi të fle. Para kësaj, hyri në dhomën e djalit që flinte me celular në dorë. Vendosi të shihte se çfarë i biri kishte bërë me të. Ajo shikoi disa foto, në mesin e të cilat ishte një fotografi e djalit në gjumë dhe pranë tij një fytyrë e një gruaje të vjetër.
Fantazma e fëmijës
Fotografia që kishte bërë i dashuri i një vajze, shkas kishte sjelljen e çuditshme të maces së tyre. Kafsha nuk e ndalte mjaullimën në derën e tarracës. Fotoja e tmerroi çiftin. Aty shihej një vajzë e vogël. Shtëpia ku jetonin ata thuhej se ishte 100 vjet e vjetër.
Gruaja që nuk shpreh asgjë!
Në verën 1972, spitali Cedar Senai pranoi një grua ne fustan të bardh të përgjakur e cila frikëson personelin. Ajo ishte shumë e zbehtë. Pos syve, asgjë nuk lëvizte. Dukej si kukull. Mjekët dhe motrat medicinale e lidhën për krevati, me qëllim që ta thërrasin policinë. Atëherë provuan t’i japin qetësues, pasi nuk lejonte që të lidhej. Në një çast kthen kokën tek mjeku dhe qesh. Personeli tmerrohet kur në vend të dhëmbëve shohin diçka si gozhda. “Çka dreqin je ti?”, pyet mjeku. Pas një pauze, gruaja thotë: “Jam Zoti”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë