Është nënshkruar marrëveshja prej 500 mijë euroshe nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe përfaqësuesja e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo. Me këtë marrëveshje mendohet që të ndihmohen rreth 600 të papunë për një afat kohor 6 muaj deri në 1 vit.
Ministri Abrashi tha se ky është një fond të cilin e financon UNDP dhe që ka për qëllim uljen e papunësisë në vend.
“Sot jemi në këtë takim që nënkupton fillimin e një projekti i cili është fol edhe më herët, ka të bëjë me masat aktive të tregut të punës. Kjo është njëra prej masave të cilat ministria mendon të zbatojë në bashkëpunim me UNDP. Së bashku me UNDP kemi bërë bashkimin e fondeve në këtë rast. Është një fond prej 500 mijë euro i cili në emër të uljes së papunësisë do të fillojë subvencionimin e pagave për punëkërkuesit në kompanitë në zhvillim”, theksi Abrashi.
Sipas tij, fondet do të shpërndahen në sektorë të ndryshëm, të cilët kanë mundësi për zhvillim, si përpunimi i metalit, drurit, bujqësisë etj. “Kemi bërë një hulumtim…me UNDP se cilët janë sektorët të cilët më së shumti kanë mundësi për ngritje dhe zhvillim… ka të bëjë me fushat … të cilët merren me përpunimin e drurit, përpunimin e metalit, bujqësisë, paketimet ushqimore, IT … Me këtë fond ne do të fillojmë subvencionimin e së paku 600 personave në tërë Kosovën, në një periudhë 6 mujore…do të përfitojnë vet punëkërkuesit pasi që do të gjejnë vend të punës, do të përfitojnë kompanitë, të cilat do të marrin një numër të punëkërkuesve”, shtoi Abrashi.
Ndërsa, Alessandra Roccasalvo, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, tha se ky fond është një përkrahje për të papunët.
“Është një program për subvencionimin e pagave me fonde të përbashkëta…jemi partner në me shumë se 10 vite tani më. Kemi përvojë dhe në punën e përbashkët sa i përket ofrimit të trajnimeve dhe përkrahje për të papunët, e në veçanti për njerëzit që kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë … deri me tani kemi përkrahur me shumë se 13 mijë punëkërkues. Duke ditur se Kosova është një vend i vogël, një shtet i vogël, mendoj që këtu kemi goxha numra”, tha Roccasalvo.
Ky fond do të jetë shumë profitabil për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të papunë dhe me anë të këtij fondi do iu sigurohet punë për 6 muaj deri në 1 vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania