Nga themeli i Republikës së Maqedonisë e deri më sot, rishtas numri i personave të mitur të cilët janë denoncuar, akuzuar dhe dënuar për vepra penale dukshëm është ulur. Nga ana tjetër, sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë, thuhet se kjo dukuri nuk mund të vërehet tek personat e rritur, të cilët edhe më tutje vazhdojnë ta rrisin numrin e veprave penale kundër pronës, respektivisht për vjedhje të lehta apo të renda, njofton gazeta KOHA.
Në raportin e fundit të ESHS, që u shpall me rastin e 25 vjetorit të Maqedonisë si shtet, mes tjerash thuhet se duke e hulumtuar krimin tek të miturit gjatë këtyre dy dekadave e gjysmë, mund të konstatohet se rritja është vërejtur vetëm në tre vitet e para, përkatësisht nga 1991-1994, përderisa nga fillimi i vitit 1995 e këndej – ka qenë prezent një tendencë e uljes së këtij fenomeni. “Në rast se shqyrtohen të dhënat statistikore për çdo kategori veç e veç, evidente është ndryshimi më drastik në aspekt pozitiv sa i përket aktgjykimeve ndaj personave të mitur për ndonjë vepër të caktuar penale. Ky numër, në vitin 1991 ka shënuar 1357 raste, ndërsa vitin e kaluar janë regjistruar 348 raste të veprave penale, ku si protagonist thirren personat e mitur, respektivisht kjo ulje llogaritet për minus 74 për qind”, thuhet në raportin e ESHS-së. Duke ju referuar të dhënave nga ky publikim, sipas viteve kur kanë ndodhur më shumë vepra penale nga të miturit, në rend të parë është viti 1994. Njëherësh, në raport është theksuar se gjatë këtyre 25 viteve është shënuar edhe zvogëlim i personave të akuzuar, gjegjësisht në vitet e para të shtet-formimit të Maqedonisë, janë akuzuar 1683 persona të mitur, ndërsa vitin e kaluar (2015) – ky numër ka qenë rreth 465. Kategoria e tretë e raportit jubilar të ESHS-së lidhur me këtë sferë ka përfshirë numrin e qytetarëve të mitur që janë denoncuar në stacionet policore. Kështu që të dhënat zyrtare të këtij publikimi thonë se për dallim nga vitet 90’ta, është shënuar një rënie prej 65 për qind të rasteve për vepra penale, në të cilët drejtpërdrejtë kanë marrë pjesë persona të mitur. Thënë me fjalë tjera, në raport potencohet se në vitin 1991 janë ngritur 2211 padi penale për persona të mitur, ndër vitin e kaluar – vetëm 772 padi penale. Pavarësish trendit pozitiv në të cilën gjatë këtyre viteve kanë ecur fëmijët dhe tinejxherë, të cilët ende nuk kanë mbushur 18 vite, një fakt i tillë nuk mund të thuhet për bashkëqytetarët e tyre që kanë hyrën në moshën e pjekurisë.
“Për më tepër se 45 për qind është rritur numri i personave të cilët gjykatat kanë sjellë aktgjykime të plotfuqishme, respektivisht në vitin parë të pavarësisë së Maqedonisë janë nga gjykata e vendit janë dënuar 7095 persona, ndërsa kjo shifër vitin e kaluar llogaritet të jetë mbi 10 mijë qytetar të dënuar”, theksohet në raportin e ESHS. Lidhur me këtë situatë, nga ESHS, thonë se, në rast se shikohen statistikat vjetore për këta vepre, mund të vërehet se numri më i madh i qytetarëve që kanë përfunduar të dënuar ka qenë në vitin 2014, me rreth 11.600 aktgjykime, ndërsa viti më i ulët i dënimeve ka qenë periudha vjetore e 1997-ës, me gjithsej 5 mijë qytetarë të dënuar.
50 për qind më shumë krime tek të rriturit
Nëse bëhet një krahasim të gjendjes para 25 vitesh e deri vitin e kaluar, për atë se qytetarë në moshë mbi 18-vjet kanë qenë të denoncuar për krime të ndryshme, mund të thuhet se ka një rritje prej rreth 50 për qind të rasteve. Nga përmbledhja e të dhënave për këto 25 vite, nga ESHS thonë se në vitin e parë të pavarësisë janë ngritur saktë 13.429 padi penale ndaj qytetarëve mbi 18-vjet, ndërsa ky numër vitin e kaluar ka qenë mbi 20 mijë qytetarë të dënuar. Dallimet më të vogla për krahasimet e deritanishme, siç thonë nga ESHS, janë për aktakuzat e ngritura, të cilët vitin e kaluar kanë qenë rreth 23 për qind më tepër se në vitin 1991. Ndryshe, në publikimin e shpallur nga ESHS gjithashtu thuhet se veprat panele të cilët më shpesh realizohen nga qytetarët e vendit janë vjedhjet dhe vjedhjet e rënda. Në përshkrimin e dispozitës ligjore, në Kodin Penal të Maqedonisë qëndron se për veprën e parë penale është paraparë gjobë me të holla ose dënim me burg deri në tre vite, ndërkaq për veprën penale “vjedhje e rëndë”, varësisht prej rrethanave dhe kushteve, në burg mund të qëndrohet deri në 10 vite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës