Kultivimi i mjedrës në Kosovë po sjell përfitime të kënaqshme për fermerët të cilët po merren me këtë kulturë bujqësore. Qytetaret gjithashtu po shprehin interesim mjaftë të madh për kultivimin e këtij produkti. Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë krahasuar me vitin e kaluar gjatë të cilit ka pasur vetëm 400 hektarë mjedra të mbjella, sivjet ka shkuar deri në 1000 hektarë.
Njëri prej fermerëve, Isak Butllovci nga Dyzi i Podujevës, tha se këtë vit fryti është shumë i mirë por çmimet janë më të ulëta krahasuar me vitet e kaluara. Ai gjithashtu tha se për një hektar tokë të mbjellë me mjedra duhet te dalin diku rreth 12 ose 13 tonë mjedra ku çmimi për to është 20 mijë euro.
“Kultivimi i mjedrës është shumë i mirë sivjet, është fryti shumë i mirë , por çmimi është pak i vogël se viteve të kaluara. Deri më tani nuk kanë bërë asgjë, kemi biseduar me ministrin të shohim se çka do të bëhet. Problemi i madh është tek pikat grumbulluese sepse mjedra e don që brenda ditës të sigurohet në frigorifer. Ata kanë grumbulluar sasi të mëdha nuk kanë ku ti lënë më, e duhet të bëhet një zgjidhje. Ne fermerët nuk kemi asnjë zgjidhje, ata janë firmë private, nuk mund ne ti detyrojmë ta bëjnë këtë punë. Fitimi i mjedrave për një hektar duhet të del 12 ose 13 tonë apo15 dhe çmimi mund të del 20 mijë euro”, tha Butllovci
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi tha se interesimi për kultivimin e mjedrave është shumë i madh.
Krasniqi tha se vetëm për vitin 2016, Ministria që ai udhëheq, ka ndarë 4 milionë euro për pemë manore, ku bënë pjesë edhe mjedra.
“Mjedra është një nga storiet më të mëdha të suksesit ekonomik dhe jo vetëm bujqësor në Kosovë. Nëse ju kujtohet që vitin e kaluar kur kemi folur, ju kam thënë që kemi 400 hektar të kultivuar dhe sot mund të ju them që kemi mbi 1000 hektar, ku ka pasur një rritje të sipërfaqes brenda një viti me mbi 150% që nuk ka ndodhur me asnjë kulturë tjetër bujqësore. Përveç kësaj ajo që vlen të theksohet është edhe fakti që përfitimet bujqësore me këtë frutë janë të jashtëzakonshme dhe kjo është edhe arsyeja që ne si Ministri e kemi vënë atë në fokusin tonë, prioritet kryesor. Vetëm gjatë vitit 2016 për pemët manore ku bënë pjesë mjedra kemi ndarë mbi 4 milionë euro për ngritje të sipërfaqeve të reja , për avancim të tyre ekzistuese, për rritje të kapaciteteve të punimit, përpunimit po ashtu edhe për subvencionim edhe për këto pemishtet ekzistuese”,tha Krasniqi.
Krasniqi gjithashtu tha se që nga java e kaluar në baza të rregullta dhe ditore, ministria është marrë me këtë çështje, duke ju ofruar zgjidhje të gjitha pikave grumbulluese. Ai gjithashtu bëri apel që të sillën në mënyrë të drejtë me fermerët duke i marrë produktin e tyre dhe nëse dikush prej tyre pretendon që i ka të bllokuara sasitë deponuese, bëri të ditur që zgjidhja tanimë është që produktin e ngrirë të qojnë në hapësira të ndryshme për ta ruajtur pa e dëmtuar fare çmimin grumbullues të mjedrës.
Pjesë e kësaj vizite ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i cili tha se mbështetja e zhvillimit ekonomik të Kosovës është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu tha se edhe përmes aktiviteteve të USAID-it , do të investojnë në këtë sektor, sepse ka potencial për të rritur, për të gjeneruar vende të reja të punës, dhe për t’i kontribuar zhvillimit ekonomik të vendit në përgjithësi. Delawie ka shtuar më tej se deri në vitin 2020 do të rrisin kapacitetet e mbjelljes së mjedrës, duke e rritur kultivimin e saj deri në 3 mijë hektarë.
“Përvoja e 10 viteve të kaluara ka treguar që ka potencial të jashtëzakonshëm për rritjen e prodhimit, përpunimit dhe tregtisë me prodhime bujqësore. Më vjen shumë mirë që kanë qenë 1500 fermerë që tash po rrisin mjedrat nëpër rajone të ndryshme anë e kënd Kosovës dhe janë mbi 1000 hektarë me mjedra. Më shumë optimist më bën fakti që Kosova mund të bëhet një furnizues i shkallës së parë i mjedrave të freskëta por edhe të përpunuara jo vetëm për tregun e vendit po ashtu edhe për tregun rajonal dhe atë Evropian sepse ka vlerësime që deri në vitin 2020, 3000 hektarë tokë do të përdoren për rritjen e mjedrave dhe do të jen një burim i rëndësishëm për të ardhura të familjeve të ndryshme” tha Delawie
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Festivali i Matematikës po organizohet për herë të tretë në Kosovë, thirrja vazhdon të jetë e hapur

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Nesër, promovohet libri “GALERIA DODONA” nga autorja Alisa Canaj-Maliqi

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa