21-23 dhjetori, NASA dhe fundi i botës
Nuk ka dyshim se bota është mjaftë e lashtë, sikur që është e lashtë dhe ideja dhe interesimi për fundin e botës. Mirëpo, kohëve të fundit, krahas zhvillimit teknik, teknologjik dhe të mediave, gjejmë lajme aq të pa vërteta saqë jo vetëm se ato dezinformojnë publikun – që edhe ashtu është mjaft i dezinformuar për gjithçka – por edhe shkaktojnë huti, ngjallin dyshime dhe krijojnë amulli tek masat e ndryshme.
Lajmet e fundit përmes portaleve të ndryshme se me 21 apo 23 dhjetor 2012, planeti ynë ka mundësi të i nënshtrohet një errësire të plotë për 2-3 ditë, më shtyri të shfletoja kalimthi faqen zyrtare të NASA-s për të parë të dhënat e fundit në këtë drejtim. Çuditërisht, që në fillim të portalit gjen edhe atë që veç po kërkoja: faktin më befasues se filmat, videot dhe shfaqjet e Hollivudit që kanë hutuar dhe po vazhdojnë të hutojnë botën bashkëkohore, nuk janë të mbështetura në fakte shkencore, pavarësisht pretendimeve të tyre të rrejshme. Madje, në një njoftim të shkurtër të emërtuar “2012 – Një Kontrollim Shkencor i Realitetit” (2012 – A Scientific Reality Check) thuhet se “ka mjaft lajme të rrejshme që jepen në emër të NASA-s” (do të thotë sikur ato që u shfaqën ditë më parë në përplot portale në Kosovë).
Sipas hulumtuesit shkencor të NASA-s, Don Yeomans, pretendimet më të shpeshta rreth 2012 (lexo: fundit – të rrejshëm – të botës) të cilat nuk qëndrojnë, janë:
Nibiru, një objekt gjigant që po i ofrohet Tokës nuk ekziston. Nuk ka asnjë evidence nga teleskopët e ndryshëm apo çfarëdo evidence tjetër lidhur me këtë. Madje, nuk ka asnjë evidencë shkencore që vërteton se forca e gravitetit mund të ketë efekt në mes të trupave të ndryshëm qiellor në sistemin tonë diellor.
Kalendari Maya nuk përfundon në dhjetor 2012. Thjesht, sikur kalendari juaj që e mbani në kuzhinë që plotësohet me 31 dhjetor dhe fillon rinumërimin me 1 Janar, po ashtu edhe numërimi i gjatë i kalendarit Maya përmbush periudhën e numërimit me 21 dhjetor dhe fillon nismën tjetër të re, ditën e nesërme, si çdo kalendar tjetër. Madje, për çudi, sa e sa pretendimet e rrejshme shfaqen në emër të kalendarit Maya, ku në krye të listës qëndron “fundi i botës”, ndërsa vetë majanët me gjakftohtësi e konsiderojnë këtë përfundim si natyral dhe presin fillimin e kalkulimit të zakonshëm të llogaritjes së tyre të vitit.
Nuk ka të dhëna të besueshme se ndryshime shqetësuese astronomike mund të ndodhin në 2012. Aktiviteti i Diellit kryesisht bëhet në formë rrethore (orbitë), brenda një periudhe prej 11 vitesh dhe periudha e arritjes së Diellit në maksimumin e orbitës së vet mendohet të jetë ndërmjet vitit 2010 dhe 2012. Sido që të jetë, Toka është e përgatitur për këtë lloj aktiviteti dhe asgjë nuk do të ndryshoj lëvizjen apo orbitën e saj. Toka është e pajisur me një fushë magnetike që mbrohet nga thërrmijat e diellit në një periudhë paraprake kohore prej 400,000 vitesh dhe nuk ka asnjë evidence se një rrezatim i mundshëm diellor do të filloj me 2012, madje edhe nëse fillon kjo nuk do të ndryshoj lëvizjen e Tokës apo boshtin e saj. Një ndryshim të tillë do të mund ta bënte kushtimisht vetëm “Superman”.
Të vetmin gravitacion që përjeton Toka është për shkak të Dellit dhe Hënës, ndaj nuk ekziston asnjë evidencë se Toka do të bashkohet me ndonjë planet tjetër e as se Toka do të dalë nga orbita e vet me 2012. Edhe nëse ndonjë planet lëvizë në drejtim të Tokës, kjo nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Toka dhe Dielli rreshtohen për çdo vit me qendër të përafërt te Kashta e Kumtrit, por ky është një rreshtim vjetor i zakonshëm dhe pa pasoja.
Pretendimet se fundi i botës apo ndryshime drastike do të ndodhin me 21 dhjetor 2012 janë të gjitha të rrejshme. Pretendime të rrejshme rreth fundit të botës ka pasur gjatë gjithë kohërave. Lexuesit duhet të kenë në mendje gjithherë thënien e famshme të Carl Sagan, i cili që moti kishte thënë: “Pretendimet e jashtëzakonshme kërkojnë evidenca të jashtëzakonshme”.
Sa herë që dëgjojmë ndonjë pretendim për ndonjë ndryshim të mundshëm shqetësues apo katastrofë natyrale medoemos duhet të pyesim cili është qëndrim i shkencës ndaj kësaj, cilat janë faktet dhe evidencat. Në rastin tonë nuk kemi asnjë evidencë që përkrahin pohimet se mund të ndodhin çrregullime në fund vitin 2012.
Nga ana tjetër, një grua e suksesshme e ajro-hapësirës, Tahani Amer, shpjegon se në bazë të eksperiencës se saj ajo nuk sheh ndonjë vend për panik apo dezinformim në këtë shekull. Dr. Tahani shpjegon se edhe pse ishte martuar në moshë shumë të re, 17 vjeçe, megjithatë pasioni për të mësuar dhe dashuria që kishte ndaj matematikës bëri që ajo të udhëheq me karrierën e saj drejt Asociacionit Ndërkombëtar për Studime të Hapësirës – NASA.
Ajo rikujton se kur për herë të parë kishte ardhur në SHBA në vitin 1983, nga Egjipti, nuk mund të fliste asnjë fjalë të vetme anglisht. Megjithatë, ajo kishte hyrë në provim të matematikës dhe kishte marrë 10. Pas përfundimit të fakultetit në Inxhinieri Mekanike, magjistraturës në Inxhinieri të Hapësirës Ajrore (Aerospace) dhe doktoratës në Inxhinieri të përgjithshme, ajo tashmë është figurë e rëndësishme në NASA.
“Të punosh për NASA asnjëherë nuk bëhesh monoton”, shprehet ajo.
“Unë kam zbuluar dhe licencuar një sistem për matjen e përçueshmërisë termike nga një cipe e hollë. Kjo matje përdoret në modelimin termik të disa teknikave për përcaktimin e shtresës kufizuese të vendit të ndryshimit në modelet që testohen në tunelet aerodinamike. Aktualisht, kontribuoj në procesin e pavarur të vlerësimit të programeve dhe projekteve të NASA duke qenë pjesë e Zyrës për Vlerësim të Pavarur të Programit, që në fakt është pjesë e Zyrës se Agjencisë NASA për vlerësim. Punoj zellshëm dhe me vullnet që të përmbush detyrat e mija të punës dhe kërkesat menaxhuese”, shprehet Dr. Tahani.
“Përveç kësaj jam e kyçur edhe në komunitet, kam mbajtur shumë ligjërata nëpër kolegje, universitete, shkolla lokale, xhami e kisha për rolin e gruas dhe fuqizimin e saj në shoqëri. Gjithmonë përpiqem të jetoj në bazë të tri parimeve: Puno që Zoti të jetë i kënaqur me punën tuaj, të gjithë të tjerët do të jenë të kënaqur. Edukimi është çelësi i shanseve (mundësive) dhe shërbeju të tjerëve me mëshirë dhe dashamirësi. Kështu unë kam sfiduar veten dhe kam arritur aty ku jam”.
Ndaj, në përfundim të këtij artikulli, do të dëshiroja të shtoja se me të gjitha këto teknologji në duar dhe tërë këto mundësi për zbulim e verifikim nuk duhet t’i lejojmë vetes që trillimet për fundin e botës, siç po dëgjojmë shpesh në mediumet tona, të pushtojnë veshët e qytetarëve duke shkaktuar huti, dyshime e ndoshta edhe nxitje për vetëvrasje e krim. Fundi i fundit, t’i lëmë secilit të veproj sipas kompetencave dhe përgjegjësive që ka.
“Të pyesin ty (Muhamed) për çastin – Kiametin (Katastrofën e Përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: ‘Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë askush pos Tij’ (e sjell kiametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodh) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (Kiameti) nuk ju vjen ndryshe, vetëm se befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: ‘Për të di vetëm Allahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë’ (pse është e fshehtë)”. (Kuran, Kaptina El-A’araf, 187).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-12-780x439.jpg)
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës
![Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-83-780x439.jpg)
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të
![Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T203256.532-780x439.jpg)
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi