Gjatë rrëfimit se si iu refuzua aplikimi për statusin e viktimës së luftës, e mbijetuara e masakrës së Abrisë, Liridona Deliu tregon se familjarëve të saj iu kërkuan edhe para për të fituar këtë status.
Deliu tregon se ndonëse katër herë ka aplikuar për këtë status, katër herë iu refuzua aplikimi.
Megjithë refuzimin e aplikimit, ajo thotë se me vëllain, motrën e djalin e xhaxhait si të vetmit të mbijetuar, refuzuan të japin para për të fituar statusin, ndonëse iu kërkuan shifra të mëdha parash.
Ajo tregon se ndonëse asaj dhe vëllait Besnikut e djalit të xhaxhait Albertit i është refuzuar statusi, motrës së saj Arlindës i është njohur statusi.
“Gjatë kohës që kemi qenë në proces të letrave, një njeri individual na ka lyp pare për me i ba letrat. 20 mijë euro na i ka kërku në fillim e gradualisht ka ra në 6 mijë euro por ne nuk kemi pranu në atë mënyrë. Qysh ne me pare me e ble statusin që na takon? Për këtë arsye s’kemi pranu”, rrëfeu Liridona Deliu, KallxoPërnime.
Tutje Liridona tregon se paratë iu kërkuan vëllait të saj Besnikut, teksa thotë se emrin e personit që ka kërkuar para nuk e di.
Liridona Deliu ka treguar se statusin e viktimës së luftës ia refuzuan Shqipe Krasniqi, Mehdi Thaçi dhe Bukurije Krasniqi.
Liridona thotë se luftën për fitimin e statusit nuk po e bën për çështjen e financave.
“Nuk është për 130 euro apo sado që është sepse nuk e di sa është. Unë e kam mbijetu masakrën dhe të gjithë e dijnë masakrën që ka ndodhur, po dua me e marr statusin që më takon. Nuk e di sa është pagesa mujore por po dua me e marr të drejtën time që më takon”, thotë Liridona Deliu.
Deliu tregon se kur ndodhi masakra ishte 3 vjeçe e gjysmë dhe se e kujton momentin kur u dërguan në një lagje tjetër nga ushtria serbe.
“Pak mbaj mend por duke u rrit më kujtoheshin disa skena. Më kujtohet kur na kanë marrë e na kanë çu në një lagje tjetër. Ne jemi gëzu që na ka fol dikush shqip”, rrëfen Liridona Deliu.
Më 26 shtator të vitit 1998 u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, përfshirë gra, fëmijë dhe pleq, prej gjashtë muaj deri në 94 vjeç.
Vlerësimin për shkallën e invaliditetit të invalidëve civil të luftës e bën Komisioni Mjekësor i Shkallës së parë (të cilët janë të intervistuar në fund të emisionit), dhe të dytë i cili vepron dhe punon në kuadër të Ministrisë, të cilët janë të intervistuar në fund të emisionit.
#KallxoPernime ka dërguar pytje te Shqipe Krasniqi, Bukurie Krasniqi dhe Mehdi Thaqi, që i kanë nënshkruar tri vendimet për refuzim, por deri në momentin e publikimit të këtij emisioni nuk kemi pranuar përgjigjje nga ta. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-Ramush-Haradinaj-AAK-foto-Ridvan-Slivova-1-e1739303503575-780x439.jpg)
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht