100 vjet copëtim
Viti 2012 në kujtesën e shqiptarëve do të sjellë vitin 1912 si vit triumfal, apo fillim të maratonës për copëtimin e viseve shqiptare?
I.
Ka një vit që Qeveria shqiptare ka paralajmëruar që vitin 2012 ta kremtojë me pompozitet në shënim të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe kremtja filloi më 17 janar të këtij viti. Pikërisht njëqind vjet më parë filloi edhe maratona e copëtimit të trojeve shqiptare të aneksuara me dhunë nga fqinjët e saj. Çfarë kremtojmë këtë vit derisa rikujtojmë vitin 1912? Përvjetorin e pavarësisë apo fillimin e maratonës së copëtimit të viseve shqiptare? Këtë pyetje do të duhej t’ua shtronim dy presidencave këndej e andej kufirit, dy parlamenteve, dy qeverive, dy akademive dhe dy botëve intelektuale shqiptare këndej e andej kufirit… Këto pjesëza që assesi nuk po mund të bëhen bashkë, do të duhej që në vitin 2012 më shumë të reflektonin për copëtimin e trojeve shqiptare, se sa për kremtimin e përvjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.
Kremtja megjithatë filloi me patetikë dhe sigurisht për këtë do themelohet edhe “Komisioni i Festës”. Mazhoranca në Shqipëri kryesohet nga djathta shqiptare dhe këtë do ta bëj me pompozitet për inat të së majtës shqiptare, e cila nuk e pati “fatin” e madh të organizimit të këtij evenimenti, ashtu siç e majta kosovare do ta bëj këtë për inat të së djathtës shqiptare në Kosovë.
Viti 2012 në kujtesën e shqiptarëve do të sjellë vitin 1912 si vit triumfal apo fillim të maratonës për copëtimin e viseve shqiptare? Menjëherë pas vitit 1912, Kosova u aneksua nga Serbia me mbështetjen e diplomacisë ndërkombëtare. Një pjesë e territoreve dhe ujërave shqiptare u aneksua edhe nga mbretëria e Malit të Zi. Çamëria, ajo ëndërr tashmë e largët e shqiptarëve u gllabërua nga Greqia. Një copë e madhe e territoreve shqiptare që aktualisht janë nën sovranitetin e Maqedonisë iu dhanë edhe ish-mbretërisë serbe, përfshirë këtu më vonë edhe perlën e Shën Naumit.
Fataliteti shqiptar që filloi në vitin 1912, nuk ka të ndalur në dëm të shqiptarëve dhe tokave shqiptare edhe sot. Në vitet pesëdhjeta të shekullit të kaluar u aneksua edhe Lugina e Preshevës, ku popullata shqiptare tash rrezikon të zhbëhet në heshtje dhe pa zhurmë. Pikërisht gjatë vitit 2012 derisa shqiptarët janë në ekstazën e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, lehtësisht dhe për “koincidencë” është i rrezikuar edhe veriu i Mitrovicës përmes “statusit special”. Kjo po ndodh pasi bisedat “teknike” po ndodhin botërisht në kancelaritë evropiane dhe në të njëjtën kohë ato po shndërrohen në marrëveshje nën rrogoz. Këtë pranverë, Mali i Zi pret t’i gllabërojë edhe disa kilometra të territorit të Kosovës dhe në të njëjtën pritje është edhe Maqedonia që t’i gllabërojë disa mijëra hektarë të saj.
II.
100 vjetori i copëtimit të trojeve shqiptare, shqiptarët i gjeti në kontradikta të njëjta si në vitin e largët 1912. Derisa në Shqipëri gjuha e urrejtjes vazhdon me të njëjtin tonalitet, kosovarët veç gjuhës së urrejtjes, tashmë e kanë funksionalizuar edhe dialektin e së folmes “ahtisariane”, që po mbjell përçarje e dilema si asnjëherë më parë.
Një shekull “pavarësi”, shqiptarëve u la plagë dhe pasoja të mëdha. Si asnjëherë më parë në historinë e tyre, shqiptarët nuk iu nënshtruan eksperimenteve ashtu si në njëqindvjetëshin e fundit. Në asnjë shtet të kampit komunist nuk ndodhën eksperimente të mëdha në dëm të shqiptarëve nga vet shqiptarët.
Nën hijen e bolshevizmit rus, shqiptarët në fund të viteve dyzeta realizuan projektin më vetëvrasës, ekzekutimet dhe vrasjet masive të atyre pak intelektualëve që kishin shkollë dhe kulturë evropiane. Edhe në fillim të viteve shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, tash nën hijen e perandorisë së kuqe kineze dhe nën velon e revolucionit kulturor, shqiptarët ua vranë shqiptarëve edhe indin e fundit të evropeizimit shqiptar.
Kjo fatkeqësi kolektive e shqiptarëve ndodhi nga vet shqiptarët në njërën anë të kufirit dhe e bolshevikëve sllav ndaj shqiptarëve, por edhe nga vet shqiptarët në anën tjetër të kufirit. Duke i patur këto statistika fatale të shqiptarëve në dëm të shqiptarëve, viti 2012 në vend të kremtes së madhe, do të duhej të kërkonte reflektim kolektiv të botës shqiptare.
Fundshekulli që e lamë pas rrëzoi dinosaurin e perandorisë komuniste, por kjo perandori, në asnjë komb nuk la më shumë plagë se sa në kombin shqiptar. Ranë diktaturat, por gjuha e urrejtjes dhe mendësia komuniste mbetën po ato.
Këtë vit, shqiptarët andej kufirit do ta kremtojnë 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, ndërsa shqiptarët këndej kufirit kanë festë të dyfishtë; edhe atë të 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Njëqind vjet më parë heroi i kombit Isa Boletini la gjurmë të mëdha për ndërtimin e shtetit shqiptar, derisa katër vjet më vonë në një pritë me plot mistere u vra në Podgoricë. Më 16 janar të këtij viti u mbushën 96 vjet që eshtrat e tij ende i mbajmë në qese najloni të pavarrosur me shpresën se do të varrosen në Boletin, në veri të Mitrovicës. Ceremonia e varrimit nuk mund të realizohet pasi nuk na lejon Pakoja e Ahtisarit, që është më e fuqishme se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe sovraniteti i saj.
Një gjë është e sigurt. Do të themelohet “Komisioni i Festës” si në romanin e Kadaresë për kremten e madhe të 100 vjetorit dhe do të shpenzojmë shumë para për nam, dëfrim, verë e fishekzjarre. Këtë askush nuk mund të na e pengojë pasi paratë i sigurojnë dy qeveritë shqiptare në dëm të qenies shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët