Pjesa e barkut është shpesh më e vështira për t’u sheshuar. Dhe arsyet janë disa.
Po moshohesh. Nuk është e lehtë ta pranosh, por metabolizmi nuk është njëlloj si 18 dhe 30 vjeç dhe ndryshimi sa vjen e theksohet.
Nuk po bën ushtrimet e duhura. Shumë mirë që shkon në palestër, por këshillohu me instruktorin për ushtrimet që duhet të bësh për barkun. Aerobiku, megjithatë është shumë i mirë, për të humbur në peshë e për të shkrirë dhjamin.
Ha shumë ushqime të përpunuara. Nëse do të humbasësh barkun duhet të ndalosh së piri pije të ëmbla me gaz, madje dhe ato që thonë që nuk kanë sheqer, ushqime ‘fast food’ dhe të tjera të ambalazhuara e të përpunuara me përmbajtje të lartë sheqernash.
Nuk fle sa duhet. Mungesa e gjumit, sjell çrregullime në metabolizëm dhe kjo reflektohet dhe në perimetrin e mesit. Mundohu të flesh 7 deri në 9 orë në një ditë-natë, largo telefonin nga dhoma e gjumit, mbaj një temperaturë normale në dhomë, mos konsumo pije me kafeinë para gjumit dhe ruaj të njëjtën rutinë edhe gjatë fundjavës.
Je e stresuar. Hormonet e stresit janë armiqtë e formës së mirë trupore, ti depoziton më shumë dhe nuk harxhon sa duhet, për mos të folur për çrregullimet e ushqyerjes që sjellin si pasojë shtimin në peshë në vende të caktuara.
Ke formë molle. Nëse kur shton kile i vë më shumë në pjesën e barkut sesa të vitheve dhe të kofshëve do të thotë që ajo pjesë natyralisht do jetë më e dukshme te ty dhe duhet shumë punë për ta larguar, por është gati e pamundur për ta eliminuar.
Mund të kesh sindromën e formimit të cisteve. Disa femra që kanë këtë sindromë, kanë prirjen për të shtuar në peshë dhe sidomos në pjesën e barkut. Duhet të konsultohesh me gjinekologun për të marrë trajtimin e duhur sepse kjo sindromë ka dhe pasoja të tjera estetike dhe që kanë të bëjnë me fertilitetin.
Nuk lëviz. Jeta pasive dhe gjithë rutina e ditëve mund të jenë shkak i shtresës së dhjamit që ka zënë vend në bark, prandaj nis të ecësh më shumë, të vraposh, të shkosh në palestër dhe të bësh një jetë aktive.
Nuk merr magnezium sa duhet. Mendo pak sa shpesh ha perime me gjethe të gjelbra apo fruta të thata, shkruan revista class. Ato janë një burim i mirë magnezi, mungesa e të cilit çon në krijimin e barkut.
Dieta jote ditore përmban shumë kripë. Shmang shtimin e kripës në gjellë dhe zëvendësoje me erëza që japin po aq shije. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe