LAJMI I FUNDIT:

​Xhamajka propozon hapjen e kiosqeve në aeroport për shitjen e marihuanës për turistët

​Xhamajka propozon hapjen e kiosqeve në aeroport për shitjen e marihuanës për turistët

Shteti i Xhamajkës ka propozuar hapjen e kiosqeve për shitjen e marihuanës për turistët pas legalizimit.

Kioskat dhe tavolinat do të kenë licenca, me anë të të cilave do të lejohen që të gjithë turistët të mund të blejnë deri në 2 unca (0.056kg) drogë për ta përdorur gjatë qëndrimit të tyre, raporton The Independent.

Turistët tashmë mund të blejnë kanabis mjekësor me anë të recetave, dhe shteti është duke planifikuar që të realizojë kioska për shpërndarje të marihuanës, në mënyrë të përfitimit përmes tregut legal të drogës për turistët.


Autoriteti për licencimin e kanabisit (CLA), po harton planet për ndërtimin e kioskave vetëm dy muaj pas legalizimit të sasive të vogla të drogës,në një vend ku marihuana është pjesë e kulturës, transmeton KosovaPress.

“Ne kemi pasur takimin e parë, dhe mendimi im është që do të na duhen disa javë për të nxjerrë vendimin në akordim me politikat e përshtatshme”, ka thënë Winston De La Haye, Kryetar I Komision it Mjekësor të (CLA).