LAJMI I FUNDIT:

​Shiu me dëme për disa pjesë të Shqipërisë

​Shiu me dëme për disa pjesë të Shqipërisë

E gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave ndërkohë që në Vlorë janë shënuar problemet më të mëdha.

Reshjet e shiut në Vlorë, përmbyten disa rrugë e banesa

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit, ku në Vlorë janë përmbytur disa rrugë dhe banesa në zonën e Skelës.


Intensiteti i tyre ka qenë shumë i lartë, ndërkohë që autoritetet vendore janë duke u munduar që të stabilizojnë situatën përmes ndërhyrjes në kolektorë.

Ndërsa në disa qytete si Kukësi, Tropoja, Shkodra apo Lezha sasia e reshjeve ka qenë më e madhe ku shiu ka nisur që të dielën paradite ndërkohë që ka rënë pa ndërprerje gjatë gjithë pasdites së djeshme dhe natës së kaluar. Ndërkohë, vijon të bjerë.

Disa lagje të qytetit të Lezhës janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar probleme në dhjetëra banesa.

Problemet më të mëdha janë shënua në lagjen Besëlidhja, aty ku shumë biznese kanë pasur dëmtime.

Edhe kryeqyteti, Tirana është zgjuar sot nën shoqërinë e reshjeve të dendura, të cilat pritet që të ndikojnë edhe në trafikun e automjeteve. /Telegrafi/