LAJMI I FUNDIT:

​Mustafa: Muri është jo ligjor, do të rrënohet

​Mustafa: Muri është jo ligjor, do të rrënohet

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ndërtimin e murit në Mitrovicë, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë leje për ndërtimin e murit dhe ka pohuar se muri është joligjor.

Mustafa ka thënë se ndërtimi i murit nuk është çështje private e tij, e as e ministres për Dialog, Edita Tahiri, duke shtuar se në bisedimet në Bruksel nuk është theksuar në asnjë dokument ndërtimi i murit, raporton KosovaPerss.

“Unë mund të them se do të mund të isha shumë më lehtë po të ishte kjo çështje private, e Isa Mustafës, as e Edita Tahirit. Këto datojnë përpara se unë të kem ardhur në kryeministri dhe ata që e kanë thirrur këtë seancë të mos e kishin përkrahur”, theksoi kryeministri.


Ai ka thënë se në Bruksel nuk është biseduar për murin dhe s’ka qenë pjesë e vendimeve.

“Në bisedime është nënshkruar vendimi për rikonsturimin e urës, që të ketë komunikim mes pjesëve veriore dhe jugore të vendit”, tha Mustafa.

Mustafa ka folur edhe për largimin e barrikadave në veri, ku ka pasur mbi 20 të tilla, por që të gjitha janë hequr një nga një.

“Muri është jo ligjor dhe nuk ka lind as në bazë të projektit dhe bisedimeve në Bruksel dhe muri do të rrëzohet”, tha Mustafa.

Ai ka folur edhe për deputetin Pal Lekaj, ku ka thënë se “nëse Pali ka shumë para, nuk e kundërshtoj me mi dha do pare, por unë kurrë nuk kam kërkuar pare nga Pali”.

Kjo fjalë ka shkaktuar reagimin e deputetit Pal Lekaj, i cili ka thënë kryeministrit të se mos e fyejë këtë Kuvend. “Në një anë thoni që do ta rrënoni këtë mur dhe në anën tjetër thirreni në kompetenca të komunës veriore”.

“Nuk keni shkuar në Bruksel për të ndërtuar mure dhe nuk keni shkuar në Bruksel për të shkatërruar shtetin. Kemi ligj dhe kemi shtet dhe mos bëni thirrje që ta hidheni përgjegjësinë te qytetarëve”, tha Lekaj.

Kryeministri ka reaguar duke thënë se asnjë herë nuk ka qenë temë diskutimi ndërtimi i murit, kurse sa i përket marrëveshjes askund nuk shkruan dhe as nuk përmendet ndërtimi i murit.

Ai ka folur edhe për ministren për Dialog, ku ka thënë se nuk është shumë e dëshirueshme të jesh në punën dhe pozitën e saj. “Ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka pas dhe ka përkrahjen tonë për punën që ka bërë dhe po bënë”

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori