Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Kransiqi ka thekuar se sistemi i drejtësisë pas luftës çlirimtare as edhe një herë nuk është marrë me krimet e luftës të kryera ndaj shqiptarëve, me sabotuesit e luftës, me bashkëpunëtorët e armikut, të armikut që ushtroi gjenocid mbi shqiptarët, për t’i zhdukur këta të fundit tërësisht ose pjesërisht.
Ai thotë se, “në Kosovë vite me radhë e kemi dëgjuar gabimisht një shprehje figurative: “Kapjen e peshqve të mëdhenj”! Fjala ishte dhe është për kryesit e krimeve të mëdha ekonomike e politike, të cilët duhej të dënoheshin nga sistemi i drejtësisë, i cili sistem pas luftës çlirimtare as edhe një herë nuk është marrë me krimet e luftës të kryera ndaj shqiptarëve, me sabotuesit e luftës, me bashkëpunëtorët e armikut, të armikut që ushtroi gjenocid mbi shqiptarët, për t’i zhdukur këta të fundit tërësisht ose pjesërisht”.
Sistemi që për të gjitha sistemet e krimit të kryera në Kosovë që nga viti 2000, ka qenë dhe vazhdon të jetë i fjetur, thotë Krasniqi. Ky sistem (sistemi i drejtësisë) duhet që të ndryshojë që nga themelet e tija.
Ai thotë se të njëjtin gabim pas Shqipërisë po e bëjnë edhe në Evropë.
“Është interesante, të njëjtën gjë, të njëjtin gabim, kanë filluar ta përsërisin kohëve të fundit pas Shqipëri edhe në Europë. E kuptueshme, krejt gabimisht! Përse? Sepse edhe atje ( një Europë e Shqipëri), sikur po bëhen se po i ndjekin peshqit e mëdhenj! E keqja është se “veprimi” sikur (na rrjepën këto sikur!) po bëjnë diçka i ka përfshirë edhe ata, të fuqishmit, jashtë kufijve të vendeve tona! Se të fuqishmit në vendin tonë janë të pakapshëm! Ata që shohin, lexojnë e dëgjojnë muhalifet e njerëzve të veshur me pushtet, të njerëzve që rrezikojnë frytet e të arriturave me flijime të mëdha të kombit, që shkelin ligjet e Kushtetutën e vendit dhe janë të pakapshëm nga grepi i drejtësisë. Drejtësi të cilën veç në letër nuk e has dot askund. Ashtu siç nuk haset askund, kapja e peshkut të madh nga peshku i vogël”, shkruan Krasniqi.
Ai shton se edhe në Shqipëri si edhe në Kosovë, sikur e kanë harruar urtinë popullore: “Peshku i madh e ha të voglin” dhe jo e kundërta.
“Në të dy vendet po kërkojnë nga sistemi i “drejtësisë”, që janë krejt jofunksionale, që peshqit e vegjël t’i kapnin peshqit e mëdhenj?! Madje, këta peshqit tanë kanë zënë të peshkojnë peshq goxha të mëdhenj edhe një Europë?! Bile edhe të na thurin ditirambe për peshqit tanë?! A thua se të gjithë nuk e dimë se peshqit e vegjël janë viktima të përditshme të peshqve të mëdhenj. Mbase edhe mund të ketë ndonjë përjashtim, si me ata peshqit e vegjël të Amazonit – piranat”, ka shkruar Krasniqi.
Ne, shton Krasniqi, shqiptarët në të dy vendet tona, do të ishim fatbardhë sikur “peshqit e mëdhenj” të politikës t’i vetë dorëzoheshin peshqve të vegjël! Po kjo vështirë se ndodh. Madje do të bënte precedentin. Njëfarë paradoksi nonsens! Meqenëse, së paku deri më tani nuk është dëgjuar se kjo ka ndodhur diku në botën tonë “jallane”. Mbase në kohën e “leninizmit e djathtë” edhe mund të ndryshojnë gjërat.
“Me këtë demokraci foshnjore (që dikush po e quan: “Leninizëm i djathtë”?!) është vështirë të ndodhë që peshku i vogël ta përlajë të madhin. Eh,sikur… sikur ta kishim tipin më të lartë të demokracisë! Kjo po! Po ku të gjejmë demokraci të përsosur se? Madje, ajo nuk është e tillë as në atdheun e saj! Ndoshta do të ndodhte diçka e tillë! Por, në rastet tona, kjo është e pamundshme të ndodhë. Një gjë që dihet dhe mund të jetë e sigurt është se vetëm krokodili i ha që të dy peshqit përnjëherë. Kjo që shihet në këtë fotografi mund të ndodh tepër rrallë. Ujërat tona të ëmbla nuk i ushqejnë dot krokodilët, ndoshta edhe për shkak ndotjes se ujërave e të ambientit”, shkruan Krasniqi, që postimit të tij në Facebook.
Gjithsesi, shton ai, vendi ka nevojë urgjente për një “krokodil” vendor e tokësor për të konsoliduar shtetin e së drejtës. Përndryshe, drejtuesit dhjetëvjeçar të institucioneve të shtetit të pavarur që e kanë krijuar këtë situatë, nuk mund të sjellin ndryshimin që i duhet kombit e shtetit tonë, apo më saktë, kombit e shteteve tona. Përkundrazi, mund të ketë vetëm përkeqësim. Udhëheqësit marrin vendime të duhura e të drejta dhe nuk fotografohen para kamerave e fotoreporterëve.
“Fatkeqësia është se përgjegjësitë e kësaj gjendjeje nuk gjinden vetëm në një parti politike e as vetëm në koalicionin qeverisës. Ata gjinden në secilën parti politike. Nuk dihet nëse u përkasin të dy krahëve të leninizmit “të djathtit e të majtit”, por pa gjasa për t’i përngjarë leninizmit që e dominoi gati një shekull. Fjala është për shekullin e shkuar. Të shkuarat qofshin të harruara. Krokodili po i ha dy peshqit përnjëherë”, ka shkruar Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kapet me 16 kilogram kokainë, arrestohet shqiptari në Itali
Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, një nga vëllezërit kyç gojën, viktima vëzhgohej prej pesë ditësh
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A