Ligji për personat e verbër ka hasur në disa ngecje. Kështu është vlerësuar në konferencën e organizuar në kuadër të javës ndërkombëtare “Shkopi i Bardhë” për personat e verbër në Republikën e Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Republikës të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka premtuar se deri në fund të këtij viti do të sigurohen që ato pjesë ligjore që nuk kanë mundur të zbatohen të zbatohen në mënyrë pragmatike.
Ai ka përgëzuar Shoqatën e të Verbërve të Kosovës për vendosmërinë e madhe për të përfaqësuar të drejtat e të gjithë anëtarëve të kësaj shoqate.
“Dua t’iu siguroj sot që ne do të bëjmë përpjekje të shohim pse ka ngecur ligji dhe të ndihmojmë në zbatueshmërinë e tij duke ndihmuar edhe financiarisht. Punësimi është prioritet i Qeverisë së Kosovës, andaj jam i bindur se ka disa ministri dhe drejtori të nivelit komunal ku mund të punësohen disa anëtarë të shoqatës tuaj”, theksoi Hoxhaj.
Kryetari i Shoqatës së të verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu, ka theksuar rëndësinë që ka promovimi i të drejtave të barabarta në shoqërinë e Kosovës.
Sipas tij, përkundër vështirësive që ka në zbatimin e ligjit për personat e verbër, komuniteti i të verbërve të Kosovës ka avancuar. Ndërkaq për funksionalizmin e këtij ligji, ai ka bërë thirrje ndaj institucioneve të vendit që të ndihmojnë në zbatueshmërinë e tij.
“Shoqata e të Verbërve vlerëson se ligji për personat e verbër ka ngecur. Prandaj bashkërendoni veprimet sepse ato nene duhet të jenë të zbatueshme dhe prekin drejtpërdrejt jetën e personave të verbër në Kosovë”, tha ai.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se personat e verbër dhe ata me nevoja të veçanta janë kategoria më e ndjeshme e shoqërisë, ndërsa theksoi se ofrimi i kushteve të përshtatshme që këtyre personave t’iu jepet mundësi për të votuar në mënyrë krejtësisht të pavarur dhe pa ndihmë, është një e arritur shumë e madhe që pak institucione në botë e zbatojnë.
Edhe drejtori në Zyrën për Qeverisjen e mirë në kuadër të zyrës së kryeministrit, Habit Hajredini ka shprehur përkrahje ndaj Shoqatës së të Verbërve të Kosovës duke thënë se do të sigurohen që të gjitha dokumentet e rëndësishme të ofrohen edhe në alfabetin brail.
Ndërkaq, SHVK ka ndarë mirënjohje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e mundësive të barabarta për shprehjen e vullnetit të lirë përmes votës.
Kjo konferencë është organizuar Shoqata e të Verbërve në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë