LAJMI I FUNDIT:

​Hoti në takimet vjetore të BERZH-it

​Hoti në takimet vjetore të BERZH-it

Ministri i Financave Avdullah Hoti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, po qëndron për vizitë zyrtare në Gjeorgji, ku do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) , që do të mbahen prej sot deri më 16 maj në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi.

Gjatë vizitës, ministri Hoti pritet të takohet me Presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti, si dhe me Sean Donlon dhe Ove Jensen, përfaqësues të Konstituencës së BERZH-ës, pjesë e së cilës është Republika e Kosovës. Ai do të takohet edhe me përfaqësues të Fondit për Zhvillim Ndërkombëtar të OPEC-ut – OFID, dhe përfaqësues të Bankës Evropiane të Investimeve – EIB

Hoti gjatë kësaj vizitë do të marrë pjesë edhe në sesionin e Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, ku merr pjesë në cilësinë e Guvernatorit të Republikës së Kosovës në BERZH, njoftoi Ministria e Financave. /Telegrafi/