LAJMI I FUNDIT:

​Emigrantët dhe turistët, zhvlerësojnë valutat kundrejt lekut

​Emigrantët dhe turistët, zhvlerësojnë valutat kundrejt lekut

Fluksi në rritje i turistëve dhe emigrantëve gjatë këtij sezoni veror në Shqipëri, ka ndikuar në zhvlerësimin e valutave në këmbim me monedhën vendase lek.

Sipas Bankës Qendrore, euro këmbehet me 135.95 lekë, 0.16 lekë më pak se në fund të javës së kaluar, duke zbritur sërish në nivelin më të ulët të 6 viteve.

Në rënie shënojnë edhe vlerat e dollarit, që u kuotua me 121.75 lekë, 0.3 lekë më pak se një ditë më parë dhe paundi britanik, këmbehet 0.81 lekë më pak se fundi i javës së kaluar, duke u kuotuar me 158.17 lekë.


Aktorët e tregut shprehen se forcimi i monedhës vendase lidhet me faktorët sezonalë që ndikojnë gjithnjë në këtë periudhë. Sipas tyre ardhja e emigrantëve dhe fluksi i turistëve ka rritur sasinë e valutave në treg.

Ndërsa rënia e fortë e paundit lidhet dhe me dobësinë e tij në bursat ndërkombëtare, që nga 23 qershori, kur Britania vendosi përmes një referendumi që të dalë nga BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori