Në Meshën qendrore të Pashkëve, që sonte është mbajtur në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji ka qenë kritik ndaj shoqërisë civile, politikës, e në veçanti ka kritikuar mediat për prehjen e lajmeve të pavërteta, që po ndikojnë në largimin e të rinjve nga Kosova.
Imzot Dodë Gjergji po ashtu ka theksuar se është e papranueshme që dikush t’i mohojë krimet që i ka kryer në të kaluarën, ndërsa veç dialogut ndëretnik mes popujve, ka kërkuar edhe dialog mes shqiptarëve, për të parë të ardhmen tonë.
Në mesazhin e Meshës së Pashkëve, Dodë Gjergji ka kujtuar ringjalljen e Krishtit.
“Nëpërmjet fesë që na është dhuruar prej tij dhe pagëzimit që kemi marrë, ne të gjithë në Kishë bëhemi bijtë e Hyjit. Nga ky zjarr kemi ndezur qiriun e Pashkëve, sepse nga zjarri i dashurisë së Hyjit tonë, shpërthen drita plotë shkëlqim. E kjo dritë është Krishti i ringjallur që ndritë Botën, ashtu sikurse qiriu i Pashkëve e ndritë natën e shenjtë të kësaj feste”, tha Gjergji.
Ai tha se pasi Zoti krijoi qiellin dhe tokën, në fund e krijoi njerëzimin “që të na dojë dhe që ta duam”.
“Sikurse lutja që thash në fillim, dhe agjërimi dhe lëmosha, janë njete për ta përforcuar besimin tonë, ashtu edhe mundimi, vdekja dhe ngjallja e Krishtit, janë thelbi i Pashkëve që përbëjnë themelin e besimit, për të na dhuruar më anë të Jezu Krishtit dhe të Hyjit që e ngjalli atë”, tha ai.
Ipeshkvi citoi fjalët e Papa Françeskut, i cili ka thënë se “Pashkët janë ngjarje që sollën risi radikale për çdo qenie njerëzore, për Historinë dhe për mbarë Botën. Është triumfi i jetës mbi vdekjen. Është një festë e gëzimit të rigjenerimit”.
Ai foli edhe për kohën e tanishme, ku ka qenë kritik ndaj shoqërisë civile, politikës, e në veçanti ka kritikuar mediat për prehjen e lajmeve të pavërteta, që po ndikojnë në largimin e të rinjve nga Kosova.
“Po në kohën që po jetojmë, jemi të detyruar të përballemi me të vërtetat e hidhura që na zhgënjejnë, ose na i shuajnë idealet e dikurshme dhe na pamundësojnë të arrijmë të dëshiruarën që e kemi dashur shumë dhe që e duam ta kemi sot. Shpesh herë zhgënjehemi nga rruga e grupeve të shoqërisë civile dhe partive politike, por edhe të bashkësive fetare, e kur shtojmë këto edhe mediat që merren përgjegjësisht me të keqen dhe shpesh herë e rritin atë, duke e përhapur lajmin e rrem ose gjysmën e së vërtetës, krijohet një përshtypje e përgjithshme, se në vendin tonë nuk ka të ardhme. Kështu është krijuar opinioni se nuk ia vlen më punuar, me sakrifikuar edhe pak dhe me dashtë këtë vend. Në këtë mënyrë, po thuajse të gjithë punojmë kundër vetës sonë, dhe bëhemi bashkëpjesëmarrës në rrënimin e të ardhmes, duke ia vrarë çdo ditë pak nga pak njëri-tjetrit shpresën”, tha Ipeshkvi Dodë Gjergji.
Gjergji bëri thirrje që nëpërmjet përvojës së Krishtit të arrijmë ta ngrisim shikimin tonë përtej dëshirave të kohës dhe mëtanë të keqes sonë, të shikojmë në sakrificën tonë edhe kur ajo është e përbuzur dhe të shikojmë në dashurinë tonë, edhe kur ajo është e nëpërkëmbur, duke besuar se Zoti do ta shpërblejë mundin e tij dhe dashurinë e tij, raporton KosovaPress.
Dodë Gjergji kërkoi që të ndërtohet shteti të cilin e kemi dëshiruar të gjithë, duke e ndërtuar shtetin për brezin e ardhshëm, që fëmijët të jetojnë në frymën e shtetit tonë. Po ashtu, Dodë Gjergji kërkoi që ata që kanë kryer krime në të kaluarën, të mos i mohojnë ato.
“Në anën tjetër është e pa pranueshme që dikush të mohojë krimet që vet i ka bërë në të kaluarën, sikurse nuk duhet ta heshtim mundësinë e përafrimit nëpërmjet dialogut, deri sa të arrihet paqja dhe pajtimi në mes popujve. Pse jo, edhe të shihet mundësia e fillimit të një dialogu ndërmjet shqiptarëve për të ardhmen tonë”, tha Dodë Gjergji./KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Gjendet i vdekur në oborrin e një shtëpie 69-vjeçari në Gjilan, afër trupit është gjetur një armë zjarri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-380x233.png)
Gjendet i vdekur në oborrin e një shtëpie 69-vjeçari në Gjilan, afër trupit është gjetur një armë zjarri
![Fetai: Rënia në Indeksin e Korrupsionit, pasojë e keqqeverisjes LSDM-BDI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/arben-fetai-380x233.jpg)
Fetai: Rënia në Indeksin e Korrupsionit, pasojë e keqqeverisjes LSDM-BDI
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurti-1-380x233.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht