LAJMI I FUNDIT:

​Caktohet hapësira për t’i varrosur mbetjet mortore

​Caktohet hapësira për t’i varrosur mbetjet mortore

Komuna e Prishtinës i është përgjigjur kërkesës së Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, për ndarjen e një hapësire nga varrezat e qytetit për t’i sistemuar rastet e mbetjeve mortore të paidentifikuara.

Jahja Lluka, mbajtës i dosjes për çështjen e personave të zhdukur, ka thënë për KosovaPress, se kanë caktuar një hapësirë për të gjithë ata që gjenden në morgun e Prishtinës me mbështetjen edhe të institucioneve përkatëse të komunës së Prishtinës.

Ai tha se morgu i Prishtinës është i mbingarkuar me mbetje mortore, që shumë prej tyre janë nga shtete të ndryshme dhe qytete të ndryshme të Kosovës.


“Sot së bashku me komunën e Prishtinës jemi ardhur për të caktuar një vend dinjitoz për të gjithë ata që janë në murgun e Prishtinës, që nuk janë pjesë e luftës dhe të zhdukurve, me qenë se murgu i Prishtinës është sërish i mbingarkuar me njerëz , me mbetje mortore. Ne se bashku me institutin e mjekësisë ligjore kemi ardhur deri te një përfundim që është mirë që të gjithë ata njerëz ta kenë një varr, aty në murgun e Prishtinës ka njerëz të cilët kanë prejardhje të ndryshme nga shumë shtete, por edhe nga shumë qytete të Kosovës. Kemi raste kur familjarët nuk donë t’i marrin mbetjet mortore të familjarëve për arsye se kanë qenë bashkëpunëtorë të okupatorit. Kemi raste edhe të disa personave që janë shtetas të huaj dhe askush nuk interesohet për ta”, tha Lluka.

Ndryshe, edhe pas 19 vjet të përfundimit të luftës janë edhe 1652 persona të zhdukur, si pasojë e luftës së viteve 1998 – ’99, nga të cilët 1388 persona, janë të gjinisë mashkullore , ndërsa 264 persona të gjinisë femërore

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori