Në Kosovë vetëm 4 përqind e grave deri më tani kanë gëzuar të drejtën të trashëgojnë pronën.
Ndërsa, 17 përqind e pronave në Kosovë janë të regjistruar në emër të tyre, ku përfshihen si pronare të tokave ose banesave, ose të ndonjë kapitali. Por, edhe në rastet kur ato po kërkojnë drejtësi, një gjë e tillë po u mohohet nga organet e drejtësisë. Një gjë e tillë u tha edhe sot në konferencën e organizuar nga Qendra për ndihmë juridike dhe zhvillim rajonal- CLARD dhe Qendra për Ndihmë Juridike e Institutit të Kosovës për Drejtësi. Për çka sipas tyre po shkelen edhe parimet kushtetuese.
Ishte vetëm 10-vjeçare në kohën kur babai i saj kishte ndërruar jetë. Pas vdekjes së tij, Afërdita Statovci nga Fushë Kosova rrëfen se xhaxhai i saj e kishte dëbuar me dhunë nga shtëpia, duke ia mohuar edhe të drejtën e trashëgimisë në pronë. Në vitin 2006, para 13 viteve, ajo fillon procedurat trashëgimore me qëllim të njohjes së të drejtës ligjore. Njëjtë si para aq vitesh, organet e drejtësisë ende nuk kanë marrë një vendim të prerë, duke e kthyer lëndën e saj dy herë në rigjykim.
“ Në moshën 10-vjeçare më ka vdekur babai, pas vdekjes së babait, mu axhi më ka dëbuar me dhunë prej shtëpisë. Në vitin 2006 unë kam bërë padi për trashëgimi dhe ka kaluar 13 vjet që unë ballafaqohem me këtë padrejtësi. Për mua ka qenë shumë e vështirë me u ballafaqu me këto sfida, sepse kam pasur shumë sfida të mëdha, ka qenë shumë e vështirë. Sepse për momentin jetoj në kushte shumë të vështira, dhe procedurat gjyqësore më kanë kushtuar shumë, dhe jam në gjendje shumë të rëndë ekonomike, sepse jetoj jashtë shtëpisë time, jam pa të ardhura”, thotë Statovci.
Aktualisht, ajo thotë se është duke jetuar në një shtëpi tek të afërmit e saj, por që shumë shpejt duhet ta liroj edhe atë shtëpi. Ajo thotë se nuk e di se nga do të shkojë. Rastin e saj, Statovci e ka rrëfyer sot në një konferencë të organizuar nga Qendra për ndihmë juridike dhe zhvillim rajonal- CLARD dhe Qendra për Ndihmë Juridike e Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Statovci ka filluar procedurën trashëgimore me qëllim të njohjes ligjore, respektivisht të gjysmës së pronës të cilën babai dhe axha e saj e kishin blerë në vitin 1975. Për çka Statovci kishte ushtruar padi ndaj shitësit dhe axhës për bartjen e patundshëmërisë, dhënies së tapisë dhe përcaktimit të së drejtës së patundshmërisë.
Nga fillimi i procesit gjyqësor, rastin e saj e kishte përcjellë organizata Clard. Anton Nrecaj nga kjo organizatë tregon se si ka rrjedhur ky rast.
“ Afërdita e ka dorëzuar kërkesë padinë në vitin 2006, respektivisht me 27 shkurt të vitit 2006, dhe subjekt i padisë ka qenë realizimi, shqyrtimi i të drejtës së pronë, me këtë kërkesë padi realisht për pronën për të cilën po flasim, për të cilën Aferdita prentedon që ka të drejtën e trashëgimisë ka qenë pronë jo e bartur në emrin e babait ose Afërditës, apo axhës së Afërditës, por ka qenë pronë e personit, i cili ua ka shitur pronën…Pas vdekjes së babait të Aferditës, prona ka kaluar në shfrytëzim të axhës së Afërditës. Pas luftës ka filluar procesi gjyqësor në Gjykatën Themelore komunale në Prishtinë, ku fillon shqyrtimi i drejtës së trashëgimisë dhe me këtë proces ofrohen të gjitha provat dhe dëshmitë, përfshirë edhe ekspertizën…Në vitin 2009, Gjykata Komunale e nxjerrë aktgjykimin në bazën e të cilës ia njeh të drejtën të trashëgimisë Afërditës”, thotë ai.
Pas nxjerrjes së këtij aktgjykimi dhe të skadimit të afatit ligjor për të vazhduar në shkallën e dytë, e njëjta Gjykatë merr vendim për heqjen e plotfuqishmërisë së po të njëjtit aktgjykim, ku Statovci kishte fituar të drejtën në trashëgimi.
Kundër këtij aktvendimi Afërdita bën ankesë ku ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë aprovon kërkesën, dhe e kthen në rishqyrtim këtë çështje.
E njëjta gjë ndodhë edhe në vitin 2016, ku sipas Anton Nrecajt në këtë vit Gjykata Themelore ia njeh të drejtën Statovcit , por Gjykata e Apelit e kthen prapë në rigjykim rastin.
Nrecaj thotë se gjatë këtyre 13 viteve rasti ka kaluar në duart e 16 gjyqtarëve.
E Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se me rastin e Afërdita Statovcit është luajtur ping-pong, duke u shkelur edhe parimet kushtetuese.
“Për ne si IKD dhe si qendër për ndihmë juridike, rasti i Statovcit është një rast strategjik, për arsye se në Kosovë kemi shumë Afërdita të tjera, kjo është vetëm një rast që e përfaqëson raste të ngjajshme. Ku një rast i trashëgimisë vazhdon për mbi 13 vite dhe në fund kthehet në pikën zero. Kemi shkelje jo vetëm të dispozitave ligjore por edhe të parimeve kushtetuese…Kemi 13 vjet që luhet pingpong në shkallë të gjyqësorit, dy rishqyrtime meritore nga Gjykata e Apelit, duke përfshirë edhe një rishqyrtim procedural që kemi heqjen e klauzolës nga lënda që një herë ka qenë e plotëfuqishme”, shprehet ai.
Zekaj thotë se në këtë rast nuk janë përfillur as rekomandimet e Avokatit të Popullit. Për të, ky rast i Afërdita Statovci bjen ndesh edhe me parimet që Kosova po tenton të bëjë për inkurajimin e grave për të drejtën e trashëgimisë së pronës.
Për këto 13 vjet sa është zvarritur rasti i Afërdita Statovcit, kjo e fundit thotë se është kërcënuar nga xhaxhai i saj, për shkak të rastit i cili është bërë publik në media. E, shpresat thotë se i ka të pakta se një ditë do të ketë drejtësi për rastin e saj.
“ Nuk kam shumë shpresa të mëdha, mundet me zgjat me vite të tëra, ndoshta një ditë ndonjë drejtësi në Kosovë, por siç po shihet për momentin, nuk pres shumë”, përfundon ajo.
Ndryshe, në Kosovë 50 përqind e popullatës së përgjithshme, janë të gjinisë femërore, kurse vetëm 4 për qind e tyre deri më tani kanë gëzuar të drejtën të trashëgojnë pronën./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët